‘Së shpejti protesta’, Spaho për çështjen ‘Ahmetaj’: Nëse do ndodhte diku tjetër, kryeministri do dorëhiqej

‘Së shpejti protesta’, Spaho për çështjen ‘Ahmetaj’: Nëse do ndodhte diku tjetër, kryeministri do dorëhiqej

08:19, 20/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Edmond Spaho, i ftuar në “Debat” në A2 CNN foli mbi punimet e seancës së fundit plenare për këtë sesion parlamentar, që pritet të zhvillohet këtë të enjte.

Sipas Spahos tema e ditës do të jetë interpelanca për aferën e inceneratorëve, dhe arratisja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Spaho tha më tej se, nëse kjo aferë, ky skandal do të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, kryeministri automatikisht do të kishte dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë, sa i përket protestave të opozitës, Spaho u shpreh se tani afër nuk kanë ndërmend të thërrasin ndonjë të tillë, për shkak të kohës së pushimeve, por dhe për shkak se i duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme në PD.

Nesër mbahet seanca e fundit plenare e këtij sesioni. Më jepni opinionin tuaj, me çfarë bilanci mendoni se po e mbyll kuvendi këto punime këtë herë?

SA për bilancin e maxhorancës, mjafton të shikosh skandalet e 40 ditëve të fundit për të parë bilancin e këtyre që na drejtojmë. Skandale që tregojnë përmasat e përlyerjes së kësaj qeverie në aspektet korruptive dhe nevojën urgjente për ndryshim.

Nesër do të jetë një ditë e gjatë me shumë çështje për t’u diskutuar. Që nga mocioni me debat për skandalin e inceneratorëve, duke u fokusuar tek arratisja e Arben Ahmetajt, mocion që mazhoranca po përpiqet me çdo formë që ta shmangë.

A dini ju ndonjë vend në Evropë ku të arratiset zv.kryeministri për një aferë shumë të madhe korruptive, ku përfshihen edhe personazhe të tjerë si Kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të themi që nuk ka urgjencë.

Nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër, automatikisht kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen. Të parën gjë që do të ngremë nesër është të korrigjohet rendi i ditës.  

A ka instrumente imponimi brenda sallës së Parlamentit?

Ka forma. Këto janë të gjitha ato që ne kemi diskutuar prej kohës, që iniciativat e mazhoracnës nuk miratohen asnjëherë dhe parlamenti është kthyer në një kasolle të mazhorancës. Opozitës i ka ngelur vetëm fjala.

Mund t’i drejtohemi qytetarëve, por këto të shërbejnë edhe si nxitës për qytetarët, që kur ti drejtohemi protestave, të marrin pjesë në mënyrë masive për ta rrëzuar këtë qeveri dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Do të thotë që protestat presin ende?

Ne do të gjejmë momentin më të përshtatshëm që edhe pjesëmarrja qytetare të jetë masive. Ndërkohë ne kemi qenë të zënë me çështjen e denoncimit të vjedhjes së zgjedhjeve, po ashtu duhet të zgjidhim edhe disa çështje brenda partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco