VIDEO/ Sharka: Anulimi i fondeve rrezikon fazën e tretë të IPARD që është 140 mln euro

19:18, 19/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduard Sharka duke folur në lidhje me anulimin e fondeve të BE-së që vijnë në ndihmë të bujqësisë, është shprehur se kjo situatë rrezikon edhe projektin tjetër atë të IPARD-3.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Sharka tha se, përveç lajmit të keq, ka edhe një lajm të mirë në këtë ngjarje, që është fakti se BE tani është e njohur zyrtarisht me korrupsionin në Shqipëri.

‘Është një lajm shumë i keq sepse përveç se rrezikon disbursimin e fondeve të miratuara, rrezikon edhe fazën e tretë të IPARD që është 140 mln euro.

Më keq akoma, humb besueshmëria e qeverisë shqiptare në kuadër të marrëveshjes së integrimit dhe shumë marrëveshjeve të tjera me BE-në. Duke humbur besueshmërinë ulet edhe përqindja e financimit nga fondet e BE-së.

OLAFI është zyra evropiane antimashtrim, sepse në këtë marrëveshje kuadër, janë përcaktuar edhe auditët, të cilët janë të jashtëm dhe jo të qeverisë, dhe që të japin raporte vjetore.

Lajmi i keq është se ka nuk ka rënë vetëm AZHBR-ja, por krejt sistemi i auditimit në Shqipëri. Ka dhe lajm të mirë, që në këndvështrimin tim është që kjo qeveri e korruptuar që vjedh gjithçka, u zbulua edhe nga partnerët europianë dhe mund të kemi ndikimin e tyre për të zgjidhur këtë problem’, tha Eduard Shkarka në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco