Hoxhaj: Persona që janë angazhuar në fushatën e Veliajt, kanë përfituar fonde nga AZHBR

Hoxhaj: Persona që janë angazhuar në fushatën e Veliajt, kanë përfituar fonde nga AZHBR

19:10, 19/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Julian Hoxhaj duke folur mbi anulimin nga Komisioni Europian për fondet e bujqësisë si shkak i korrupsionit, është shprehur se miliona lekë të cilat ishin të taksuara për fermerët u shpërdoruan nga kryetarët e bashkive për të ngritur biznese të tyre.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, Hoxhaj thotë se nder njerezit qe kane abuzuar ka qënë vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj i cili ka organizuar fushata me njerëz të afërm nga ku kanë përfituar mijëra euro.

Pak kohë më parë, përpara se unë të merrja iniciativën për një investigim të thelluar në pikat e grumbullimit një emision investigativ nxorri se bashkëshortja  e ish-kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi kishte përfituar fonde nga IPARD për të ndërtuar bujtinë dhe kantinë vere në Divjakë. Ka raste të tjera ku janë të përfshirë dhe kanë përfitur njerëz të cilët kanë familjar apo përfaqsojë grupe të ndryshme me precedent penal.

Pra, kanë përfituar fonde publike qoftë nga fondet që jep buxheti i shtetit apo edhe fonde të tjera, dhe qoftë edhe nga fondet e IPARD. Aktualisht ne thirjen e  fundit ka persona të cilët, në dijeninë time, janë angazhuar  në fushatë me kryebashkiakun e Tiranës dhe kanë përfituar së fundmi shuma të mëdha të cilat i kalojnë mbi 100 mijë euro, për agroturizme. Ka dhe raste të tjera që ka pika grumbullimi  që kanë përfituar fonde nga IPARD dhe sot kanë dalë në shitje sepse kanë dështuar  si biznese. Këto janë pikërisht rastet që kanë çuar zyrat e Bashkimit Europian  nismën të tillë për të hetuar se ku kanë shkuar këto fonde. 

Abuzimet janë më të mëdha dhe ndoshta do të dalin më vonë nga hetimi, nga dosja nëse do të bëhet publike. Problemi më i madh është fryerja  e kostos së investimit. Nëse një pikë grumbullimi  do X lekë të ndërtohet, ato janë ndërtuar me 2-fish, 3-fish   të shumës reale që kërkon pika  grumbullimit të ndërtohet.

Një absurditet tjetër më i madh që kan ndodhur vitin  e kaluar ka qënë një ndërhyrje e  vetë ministrisë së bujqësisë për të  ndryshuar rregulloren e cila orienton dhe sanksionon se kush mund të përfitojë, si mund të përfitojë nga IPARD apo buxheti i shtetit duke i hapur rrugë bashkive në prag të fushatës elektorale që të përfitonin pikërisht fonde të destinuara për fermerët  dhe janë 5 bashki të vendit, përfshirë bashkinë e Tiranës, Belshit, Korçës, Vaut të Dejes, të Bulqizës të cilat kanë përfituar deri në 300milion lekë fonde të cilat duhet të shkonin tek fermerët.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco