Italia e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, thërret në takim ministrat e Jashtëm

Italia e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, thërret në takim ministrat e Jashtëm

17:40, 19/07/2023
A+ Aa A-

Zhvillimet e periudhës së fundit në veriun e Kosovës, e kanë shqetësuar Italianë.

Për këtë arsye, zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thirrur për një takim homologët e tij nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Tajani ka thënë se vendi i tij dëshiron të luajë rol udhëheqës në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin.

‘Tensionet në veriun e Kosovës dhe në Bosnje e Hercegovinë kërkojnë përpjekje të reja. Italia dëshiron të luajë një rol udhëheqës për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Më 27 korrik, do të takohem me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë në Brindisi.

Propozimi im u mbështet fuqishëm. Dëshirojmë që Korridori 8 të jetë një vetëm vektor i zhvillimit, por edhe i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë’, ka thënë zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Kujtojmë se Italia më parë kishte caktuar Francesco Talon, këshilltar i lartë i kryeministres së Italisë për dialogun Kosovë-Serbi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco