Bllokimi i fondeve të BE/ Panariti: Goditje e rëndë për bujqësinë dhe institucionet e shtetit shqiptar

16:53, 19/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti foli për korrupsionin te AZHBR dhe bllokimin e fondeve për bujqësinë ndaj Shqipërisë nga Bashkimi Europian.

Panariti theksoi se kjo është një diçka shumë e reëndë pasi cënon rëndë besueshmërinë e Shqipërisë në administrin e fondeve të taksapaguesve evropianë, akorduar në fushën e bujqësi si një sektor i cili është i nënfinancuar nga buxheti i shtetit.

Sipas ish-ministrit të Bujqësisë, në vitin 2021, OLAF që është zyra europiane kundër mashtrimit në BE ndërmori një ndërhyrje të beftë në zyrat e AZHBR-së duke sekuestruar kompjutera dhe dokumentacione, pasi kishin indicie të qarta se këto fonde të BE që jepen për mbështetjen e bujqësisë apo ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së bujqësisë apo për pagesa direkte nuk përdoreshin për këto qëllime por përdoreshin për qëllime abuzive.

Panariti: Kjo është një gjest jashtëzakonisht i rëndë. Pezullimi i fondeve të akorduara nga BE rrjedhojë e një marrëveshje të nënshktruar midis qeverisë shqiptare dhe komisionit të BE që ka qënë rezultat i një procesi të gjatë negociatash dhe certifikimesh dhe akreditimesh të agjencive paguese të këtyre fondesh për të cilët BE ka investuar që këto agjensi të ishin të besueshme të ishin të përgjegjshme për administrimin e fondeve që BE ka vënë në dispozicion.

Fakti që këto fonde ndërpriten dhe që kjo lidhet me abuzimet me këto fondet. Në vitin 2021 pavarësisht se nuk u bë publike, OLAF që është zyra europiane kundër mashtrimit në njëfarë mënyre SPAK i BE ndërmori një ndërhyrje të beftë në zyrat e AZHBR-së duke sekuestruar kompjutera dhe dokumentacione dhe kjo ka ardhur si rezultat i indicieve të qarta se këto fonde të BE që jepen për mbështetjen e bujqësisë apo ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së bujqësisë apo për pagesa direkte nuk përdoreshin për këto qëllime por përdoreshin për qëllime abuzive.

Gjatë kësaj kohe OLAF ka kryer hetime të mjaftueshme dhe rezultatet paraprake janë ndarë me BE dhe pse procesi është ende në vijimësi, BE në mënyrë parandaluese ka marrë masën e bllokimit provizor të këtyre fondeve.

Kjo është një diçka shumë e reëndë pasi cënon rëndë besueshmërinë e Shqipërisë në administrin e fondeve të taksapaguesve evropianë, akorduar në fushën e bujqësi si një sektor i cili është i nënfinancuar dhe burim kryesor të mbështetjes financiare në mungesë të fondeve të mjaftueshme nga buxheti i shtetit, pasi bujqësia merr nga buxheti i shtetit fonde qesharake, prandaj burimi i vetëm me më peshë në mbështetjen e bujqësisë ishin fondet e IPARD-it të cilat për fat të keq janë pezulluar dhe kjo është një goditje e rëndë për bujqësinë dhe shtetin shqiptar për besueshmërinë e institucioneve të tij.

AZHBR-ja arriti pas një procesi të gjatë të akreditimit që ka filluar që në vitin 2014, unë këtë agjensi e kam larguar nga Ministria e Bujqësië për të forcuar autonominë dhe pavarësinë e saj duke e vendosur në godinat e ish-institutit të ushqimit që të merrte atributet e një institucioni të pavarur autonom financiar që të kishte atributet e një banke dhe të administronte fondet e donatorëve posaçërisht fondet e BE mbi bazën e procedurave të akredituara.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco