Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Inceneratorët, Kryemadhi: Kush ka 'ngjyer gishtin', do të marrë edhe reston!

Inceneratorët, Kryemadhi: Kush ka 'ngjyer gishtin', do të marrë edhe reston!

14:18, 19/07/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, nuk e ka fshehur kënaqësinë që drejtësia po reagon ndaj korrupsionit të qeveritarëve dhe jo vetëm për aferën e inceneratorëve. 

Në një mesazh në Fb, Kryemadhi, e cila i është përkushtuar me shumë energji, denoncimit të kësaj afere duke u bërë protagoniste edhe e një investigimi me video hap pas hapi për të treguar se mbetjet nuk digjen dhe se numri i zyrtarëve të përfshirë është shumë i madh, shkroi sot në Fb:

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Kur ka opozitë të pablerë dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, ka gjithmonë shpresë për shqiptarët. Vendimi i BE për fondet e bujqësisë ishte i ditur, i denoncuar prej meje qysh në maj 2022. Kush ka "ngjyer gishtin” me incenerarorët, do të marrë edhe reston. Bye...” e mbyll  Kryemadhi shënimin.

Lidhur me bllokimin e financimit të BE-së për bujqësinë, kujtojmë se në maj të vitit të kaluar, Kryemadhi bëri një denoncim specifik:

“I tillë është edhe kjo serrë pranë inceneratorit të Tiranës, - tregoi atëherë deputetja. -  Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i papromovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco