EMRAT/ Gjykata vendos arrest me burg për 2 inspektorë të IKMT në Berat

EMRAT/ Gjykata vendos arrest me burg për 2 inspektorë të IKMT në Berat

09:11, 19/07/2023
A+ Aa A-

Dy inspektorë të Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat janë arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, informoi sot Policia e Beratit.

Ndaj dy inspektorëve të Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT, Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

“Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprime ose mosveprime, kanë favorizuar shtetas dhe subjekte të ndryshme të ushtronin veprimtaritë e tyre në kundërshtim me ligjin”, informon Policia e Beratit.

Të arrestuar

Elis Bektashi, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që kryejnë funksione publike;

Alban Dylgjeri, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Arrestimet janë kryer pas një hetimi 2 vjeçar me metoda proaktive në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për goditjen e paligjshmërive që kryhen nga personat që ushtrojnë funksione publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco