Kosovë- Serbi, negociatorët Bislimi e Petkoviç, takohen në Bruksel

Kosovë- Serbi, negociatorët Bislimi e Petkoviç, takohen në Bruksel

07:27, 19/07/2023
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviç do të takohen sot në Bruksel.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka shkruar në "Twitter",  se i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak, do të presë në takim dy kryenegociatorët, raporton RTKlive.

“Fokusi do të jetë tek implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit [Marrëveshja Bazë] dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”, tha Stano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco