Balliu: Non grata e Berishës mund të revokohet, nuk është rasti i parë

Balliu: Non grata e Berishës mund të revokohet, nuk është rasti i parë

23:20, 18/07/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Britania dhe Amerika mund ta tërheqin vendimin e non gratës.

Sipas tij ky nuk është rasti i parë që do të ndodhë, duke kujtuar këtu e para 3 muajsh ish-kryeministri i Indisë që ka qenë non grata mbajti fjalën në Kongresin Amerikan.

“Është revokuar non grata dhe nuk është rasti i parë, ka disa raste që është revokuar non grata dhe kjo do të revokohet,” – u shpreh Balliu duke iu referuar non gratës së Berishës

Ndërkohë, gazetari Mentor Kikia vijoi argumentin e tij duke thënë se nuk ka miq apo armiq të përjetshëm, por interesa të përjetshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco