Makina e Ministrit Taulant Balla në listën e ‘zezë’ të rrugores, gjobat nga tre vite pa paguar

Makina e Ministrit Taulant Balla në listën e ‘zezë’ të rrugores, gjobat nga tre vite pa paguar

22:26, 18/07/2023
A+ Aa A-

Ministri i ri i brendshëm Taulant Balla ka 48 orë që po qarkullon me një mjet që shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Nga verifikimet e 'WebLajm' rezulton se 3 gjobat datojnë në vitin 2021 dhe 2022.

Dy gjoba janë vënë këtij mjeti në Tiranë dhe një në Lushnje.

 Kjo periudhë daton me drejtimin e ministrisë së brendshme nga Bledi Çuçi i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama. Balla është ministër prej 72 orësh dhe më herët ka përdorur mjetin me targë xx 900 TB. Siç duket në këtë foto dokument të siguruar nga 'Web lajm', Çuçi ka fshehur 3 gjobat Ballës.

 Me këtë mjet Balla sot ka vizituar qytetin e Shkodrës dhe Lezhës e më pas është kthyer në ministri, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga eskorta çka ka pamundësuar policin rrugore ta ndalë për verifikim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco