Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Manjani: Ambasadori King Smith vërtetoi se është një karagjoz që përfaqëson interesat e rilindjes dhe jo Britanisë

22:23, 18/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të komentuar faktet që lideri demokrat publikoj për shpalljen nongrada nga Britania e Madhe ishte ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani ka theksuar se sjellja e një ambasadori që përfaqëson një shtet si Britani është një sjellje prej karagjozi që nuk meriton të qëndrojë një ditë në Shqipëri si përfaqësues i një shteti aq të fuqishëm si Britania.

"I kam përcjell deklarimet e Berishës në rrjet, nongrada e tij është një lëvizje politike kjo nuk ka më asnjë ndryshim, nongratllëqet janë instrumenta politike të cilat qeveria amerikane i përdor për ndërhyrje politike n një vend tjetër.

Kjo është një instrument që Amerika ka zgjedh duke dobësuar njërën anë për të rritur potencën artificialisht krahun tjetër, duke shpallur dhe nongrada opozitën në vendet latine por në fakt atje u është kthyer turinjve. Lobimi dhe parja e madhe bëjnë çdo gjë dhe kjo me Berishën është një çështje politike dhe lotimi i personave me ndikim.

Nuk ka ndodhur kurrë që një skandal i të këtyre përmasave i zbuluar me prova dhe dokumenta të një ambasadori në detyrë. Ai pranon hapur në një material zyrtar me disa gjëra shumë të rënda se nongrada është e pa mbështetur në prova, dhe kur shteti i tij i thotë që do të fitojë gjyqin ai do të fitojë zgjedhjet dhe do të fuqizohet. Vazhdimi i fjalisë është që na duhet Veliaj dhe Rama pra kjo e pashkruar por e nënkuptuar, Britania ka një karagjoz për përfaqësues të saj në Shqipëri dhe ai nuk duhet të jetë më asnjë ditë këtu, por atij i duhet thënë bravo në budallikun e tij sepse i ka thënë fjalët tamam se Berisha është shpallur nongrada pa prova."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco