VIDEO/ Elvi Fundo nxjerr dokumentet: Inceneratori i Tiranës ka ‘ngrënë’ 110 mln euro deri më tani

21:41, 18/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV ka treguar se fillimisht kontrata e inceneratorit të Tiranës ka qenë 10 mln dollarë në vit, por deri më tani për 6 vite janë paguar 110 mln euro.

Fundo ka prezantuar edhe një dokument që tregon se, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja kanë krijuar një kompani me seli në Maltë, që ka në pronësi inceneratorin e Elbasanit.

‘Fillimisht kontrata e inceneratorit të Tiranës ka qenë 10 mln dollarë në vit, nga transferta e pakushtëzuar që qeveria i jep bashkisë së Tiranës. Pra rreth 300 mln do paguante shteti shqiptar në 30 vite.

Në fakt, të ardhurat në 6 vite sipas deklarimeve nga vetë kompania, edhe pse janë në fazë investimi janë rreth  105-110  milionë euro, sipas atyre që ka deklaruar vetë kompani, 26 mln euro janë vetëm në vitin 2021. Nëse do bëjmë një llogari të thjeshtë, vetëm nga qeveria janë marrë 60 mln dollarë dhe 50 të tjera janë paguar nga biznesi.

Kompania Polwurth ka një kontratë me kusht me Klodian Zoton, që do ti kthejë aksionet sapo të merret koncesioni. Pra është përdorur një markë për të marrë aksionet dhe me një kontratë tjetër ajo ja kthen në dhjetor.

Këtu kam një marrëveshje të Mirel Mërtirit me bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja, që del sot për herë të parë. Ky është një dokument që tregon se si Stela Gugallja dhe Mërtiri, bëjnë një kompani e cila ‘CNGroup LTD’ e cila regjistrohet në Maltë e cila është në pronësi të Mirel Mërtirit. Inceneratori i Elbasanit shkon në Maltë tek Mireli, siç shkon Fieri, me radhë dhe Tirana.

Sot në QKB ka disa shtetas të huaj. Dokumentet tregojnë se gjithmonë pas tyre kanë qenë Klodi dhe Mireli. Italianët sot dalin pronarë, sërish si Polwurth e kanë kontratën me kusht. Sërish duhet të gjejnë një investim ‘x’ dhe pas shumë vitesh ikin’, tha Elvi Fundo në SYRI TV.

Image

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco