‘Biden po qetëson autokratin Vuçiç’/ Eliot Engel ndez debatin në Kongres, ligjvënësi ‘gozhdon’ Escobar-in

‘Biden po qetëson autokratin Vuçiç’/ Eliot Engel ndez debatin në Kongres, ligjvënësi ‘gozhdon’ Escobar-in

21:38, 18/07/2023
A+ Aa A-

Ish-kongresmeni demokrat, Eliot Engel, publikoi sot një opinion në revistën ‘Foreign Policy’, që bëri shumë bujë.

Jehona e shkrimit, ku Engel thotë se administrata e Biden po qetëson autokratin Vuçiç, mbërriti edhe në Kongresin amerikan, ku Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë po mbante një seancë dëgjimore me të dërguarin e SHBA në rajon, Gabriel Escobar.

Kongresmeni republikan, Keith Self, e pyeti Escobar pikërisht për shkrimin e Engel, që dikur kryesonte këtë komision të rëndësishëm të Kongresit.

Keith Self: Jam i surprizuar të shoh që Eliot Engël, një koleg i krahut tjetër, që e ka kryesuar këtë komitet, ka shkruar një shkrim për Serbinë dhe Rusinë dhe ai arrin në konkluzionin- mos harroni se është koleg nga krahu tjetër që ka drejtuar këtë komision- se administrata e Biden po qetëson Serbinë. Ndonjë koment si zyrtar i administratës Biden?

Gabriel Escobar: Do të thoja se kjo është gabim. Në gjashtë ditët e fundit kemi bërë çdo gjë në paragjykim të Serbisë, kemi qenë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, në favor të anëtarësimit në Këshillin e Europës, kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve edhe pse me përqindje të ulët prej 3 përqind, kemi sanksionuar shefin e inteligjencës në Serbi...

Keith Self: Por ju keni mbështetur zgjedhjet e reja. Në seancën e kaluar kam theksuar se kur kemi pjesëmarrje të ulët në SHBA, çka ndodh shpesh, nuk kërkojmë zgjedhje të reja. Megjithatë ju i jeni bashkuar BE-së duke bërë thirrje për zgjedhje të reja?

Gabriel Escobar: Por ne kemi vetë qeverinë e Kosovës që ka thënë se këto zgjedhje nuk janë një çelës për stabilitet...

Keith Self: Koha ime mbaroi, por dua t’u kërkoj ju që të mos e lejoni këtë përfaqësues rus të ngulë këmbët në territorin e NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco