VIDEO/ Rrezearta Çaushaj: Engjëll Agaçi shkon në burg, nuk ka kryer detyrën e tij

21:21, 18/07/2023
A+ Aa A-

Për aktivisten Rrezearta Çaushaj, Engjëll Agaçi duhet të shkojë në burg, sepse nuk e ka kryer detyrën e tij, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

E ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, Çaushaj u shpreh se përgjegjësia e Edi Ramës është politike dhe duhej të kishte dhënë dorëheqjen.

‘Përgjegjësia e kryeministrit është përgjegjësi politike, thuajse baras me përgjegjësinë penale, në sensin që ai duhej të ikte dhe nuk ka asnjë lloj pikëpyetje për këtë, po ti referohemi parimeve dhe etikës politike. Po patjetër që ne nuk jetojmë në një vend aq normal.

Fatkeqësisht nuk ka prova materiale që ta lidhin kryeministrin, urdhra direkte. Po them nga ana ligjore, pasi ligji është shumë kërkues.

Ka në këtë dosje gjurmë të qarta, që ai ka qenë në mos ideatori, garantuesi i këtyre procedurave, sepse një nga gjërat që ka bërë SPAK në këtë dosje, është që të gjurmojë rritjen e kompetencave të Ahmetajt me mënyrën se si evolonte kjo çështje.

Ahmetaj ka rritur kompetencat e veta me anë të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Nuk ka asnjë ministër që të rrisë kompetencat e veta pa patur garancinë e kryeministrit. Kjo nuk ndodh.

Arben Ahmetaj kur ka qenë ministër i Ekonomisë, ka krijuar një agjenci të posaçme për koncesionet dhe këtë agjenci e ka vendosur nën kompetencën e vet.

Në momentin që e ka lënë këtë post, ka ikur tek ministria e Financave, prap ka marrë kompetenca mbi koncesionet.

Engjëll Agaçi ka rol totalisht tjetër dhe përgjegjësia e tij është penale dhe serioziteti i SPAK duket këtu. I përgëzoj për dosjen, por kjo është një aferë shumë më e madhe se kjo dosje. Për mua do ta tregojë nëse do të procedohet Agaçi apo jo, ai ka një përgjegjësi shumë të qartë këtu, të gjitha dokumentet që janë firmosur, ai ka përgjegjësi penale ti kontrollojë që të jenë konform rregullave dhe ai këtë nuk e ka bërë dhe shkon në burg. Është kaq e thjeshtë’, shpreh aktivistja, Rrezearta Çaushaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco