VIDEO/ Alibali: Goditja ndaj Sali Berishës, u bë për të goditur influencën e tij në elektorat

21:06, 18/07/2023
A+ Aa A-

Politikani dhe analisti, Neritan Alibali, duke folur për dokumentet e publikuara një ditë më parë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha në lidhje me çështjen e ‘non gratas’ britanike, është shprehur se goditja ndaj tij erdhi për të goditur PD-në dhe elektoratin.

Deklaratat Alibali i bëri gjatë emisionit ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV.

‘PS që në fillimet e betejës me PD-në dhe Sali Berishën, u munduan që te Sali Berisha të paraqisnin një armik, nga i cili u trembën vetë të parët. E kjo është trashëguar prej 30 vitesh nga PS.

Mendoj se goditja ndaj Sali Berisha, pavarësisht formës, fakteve që mblodhën, që krijuan një dosje, etj., ishte për të goditur influencën e tij në atë pjesë të elektoratit të djathtë që është homogjen pas Berishës.

Për këtë arsye mendoj unë, pavarësisht se Berisha dhe të tjerë kanë thënë se, ç’ne që goditën një njeri që kishte dalë nga politika, ishte një deputet që shprehte fjalën e tij, kanë deklaruar se Lulzim Basha nuk ishte kryetari i vërtetë, e ishte Berisha, unë mendoj se është ndryshe.

Është ajo ç’ka Sali Berisha ka gjeneruar dhe vazhdon të gjenerojë në elektoratin e djathtë’, tha Neritan Alibali në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco