Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Traktati i Pesë Syve/ Berisha: Britanikët pranojnë se mbështetën vendimin e pabazuar në prova të DASH

Traktati i Pesë Syve/ Berisha: Britanikët pranojnë se mbështetën vendimin e pabazuar në prova të DASH

13:44, 17/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se vendimi i britanikëve për shpalljen e tij non-grata ishte i bazuar në shpifje dhe trillime. Berisha shtoi se për më tepër, vendimi i tyre është marrë për të mbështetur vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili po ashtu ështa bazuar në të njëjtat burime dhe nuk ka ofruar asnjë fakt apo provë.

Gjithçka ka ndodhur në kuadër të Traktit të Pesë Yjeve, një marrëveshje bashkëpunimi mes SHBA, Britanisë, Australisë, Zelandës së Re dhe Kanadasë, tha Berisha.

“Në deklaratën time të datës 21 korrik 2022, theksova se vendimi i Home Office mund të jetë marrë në kuadrin e Five Eyes Treaty, si një detyrim ndaj SHBA. Por ambasadori King Smith me një prononcim në media hodhi poshtë këtë pretendim dhe u shpreh se MB kishte motivet e veta për përjashtimin tim. Në kontrast me këtë qëndrim të ambasadorit, Home Office pohon se vendimi për përjashtimin e Berishës është marrë për të mbështetur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më 19 maj 2021, Sekretari i Shtetit Antony Blinken më përcaktoi mua, gruan dhe fëmijët e mi, non-grata për shkak të korrupsionit të domethënës, 8 vjet pas dorëheqjes sime nga drejtimi i Partisë Demokratike (PD), pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e  përgjithshme të vitit 2013, pa asnjë provë, fakt apo dokument, ndërkohë që nuk ka pasur asnjëherë akuza të provuara për korrupsion ndaj meje apo familjarëve të mi. Ky vendim politik erdhi katër javë pasi PD humbi zgjedhjet e përgjithshme, pas të cilave unë kundërshtova prerë një koalicion të mundshëm midis saj dhe Partisë Socialiste në pushtet, duke vlerësuar se kjo gjë që do ta linte vendin pa opozitë.

Në një letër të hapur që i drejtova Sekretarit Blinken në të njëjtën ditë, i shkrova se (i) vendimi i tij bazohej fund e krye në dezinformim dhe lobimin korruptiv të George Soros dhe Edi Ramës, (ii) i kërkova të publikonte çdo fakt ose dokument që qeveria e tij ose ndonjë tjetër në planet ka për korrupsionin tim dhe (iii) e sigurova atë se nëse do të kishte një provë të vetme kundër meje, unë do të tërhiqesha menjëherë nga politika. Më 20 maj 2021 informova publikun se, për të mbrojtur dinjitetin tim, kisha zgjedhur sallën e gjyqit dhe ngrita padi për shpifje kundër Sekretarit Blinken në Paris (Tribunal Judiciaire de Paris).

Më 21 maj 2021, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, deklaroi për një gazetë shqiptare, se vendimi ndaj Berishës bazohet në shkrime të mediave, raportime të OJQ-ve dhe raportime të qeverisë së Edi Ramës. Vihet re se edhe burimet e referuara nga Home Office janë të njëjtat OJQ dhe media të kontrolluara nga Soros, si dhe raporte të papublikuara të kundërshtarëve të mi politikë.

Që prej 19 maj 2021, Departamenti i Shtetit nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument për të vërtetuar akuzat e tij kundër meje, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga kongresmeni Lee Zeldin dhe nga media. Kongresmeni Lee Zeldin i ka deklaruar Sekretarit Blinken gjatë një dëgjese se vendimi juaj vjen nga hiçi, sepse ne kemi hetuar dhe nuk kemi parë asgjë për korrupsion në lidhje me Sali Berishën, dhe se ju jeni ndikuar nga Xhorxh Soros per këtë vendim. Kongresmeni Lee Zeldin i dërgoi tri letra, në periudha të ndryshme, Sekretarit Blinken dhe nuk mori asnjë dokument apo fakt konkret nga Departamenti i Shtetit. Në dhjetëra artikuj, mediat amerikane e kanë lidhur këtë vendim me ndërhyrjen e George Soros dhe lidhjet e ngushta familjare të Soros me Sekretarin Blinken,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco