Gazetari: 'Perla' e inceneratorit të Tiranës, Zoto tha se do e ndërtonte pa fitim

Gazetari: 'Perla' e inceneratorit të Tiranës, Zoto tha se do e ndërtonte pa fitim

10:50, 16/07/2023
A+ Aa A-

Afera e inceneratorëve që ka përfshirë prej kohësh Edi Ramën dhe qeverinë e tij, pritet të ketë edhe koka të tjera që do të bien.

Gazetari Klodian Tomorri me një shënim në rrjetin sociale Facebook, shkruan se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri bën gati argumentet dhe faktet se pse duheshin ndërtuar inceneratorët dhe pse duheshin dhënë me PPP, argumente të cilat më pas Edi Rama dilte dhe i mbronte në televizor.

E sipas Tomorrit, Zoto që kishte fituar PPP-në, kishte premtuar se do ta ndërtonte inceneratorin e Tiranës pa fitim për të.

Shënimi i gazetarit Klodian Tomorri:

Tek procedura e inceneratorit të Tiranës ka një perlë.

Në mes te m'tit të madh korruptiv lind problemi, që pse duhet bërë me koncesion inceneratori i Tiranës dhe jo me prokurim klasik, dmth që ta ndërtonte shteti me tender. Pra duhej gjetur një justifikim që mos të vinte shumë erë, sepse kjo ishte dhe një kërkesë ligjore.

Dhe përgjigjen e kësaj e jep Zoto.

Bën një tabelë Zoto, ku thotë se po ta ndërtonte shteti do kushtonte 148 milionë euro, kur e ndertojmë ne kushton 128 milionë euro.  Nga vinte diferenca do thoni ju? Sepse sipas Zotos, po ta bënte shteti me tender, ndërtuesi që do e merrte tenderin do fitonte të paktën 13.5 milionë euro, kurse këto të tjerat ishin, jo studime fizibiliteti, jo kosto burokratike. Pra Zoto e ndërtonte pa fitim dmth.

Këtë tabelën që bëri Zoto, ja çon Alba Thomës. Kjo e merr dhe e fut në relacionin zyrtar të qeverisë, ku argumentohej se pse duhej bërë me koncesion inceneratori dhe jo me tender. E ndërsa kjo Thomja me atë Etleva Kondin, vendosnin kriteret që u çonte Zoto me Mërtirin, çmimet që diktonin ata e kështu me radhë, Sulltani dilte në televizor dhe mbronte me forcë, argumentet e Thomës me Kondin që i bënte Zoto. Mileti paguaj.

Ja kështu, kështu.

Herën tjetër tek fleta e votimit vini emrin e Zotos në krah të Partisë Socialiste të paktën. Ta dinë njerëzit kush do ja u bëjë ligjet në 4 vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco