Arratisjet, Balliu: SPAK të konfiskojë pasaportat e PS duke filluar me Ramën dhe Veliajn!

Arratisjet, Balliu: SPAK të konfiskojë pasaportat e PS duke filluar me Ramën dhe Veliajn!

14:53, 15/07/2023
A+ Aa A-

Klevis Balliu, Shef i Organizimit në PD ka hedhur sot propozimin se “SPAK duhet të konfiskojë pasaportat e Partisë Socialiste, duke filluar me Ramën dhe Veliajn, në të kundërt të gjithë do të ikin në drejtim të paditur!"

Mesazhin e tij drejtuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Balliu e ka publikuar në Fb, i nxitur nga zhvillimet e fundit politike, arratisjen nga Shqipëria të ish-Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, vënë nën akuzë si i korruptuar nga bosët e inceneratorëve.

Deri tani, disa zyrtarë të PS-së anë duke e vuajtur dënimin për aferën korruptive me inceneratorët, përvetësime milionash për objekte që nuk u ndërtuan dhe nuk funksionuan kurrë. Ahmetaj, i cili iku dhe u fsheh në Angli, është figura më e lartë politike ndër ta që duhet të ishte vënë në pranga dhe prej andej, po e sfidon drejtësinë shqiptare.

Duke qënë se hetimi për inceneratorët tashmë ka nisur të shkojë më thellë dhe pritet që emra të tjerë të rëndësishëm të mazhorancës të akuzohen për atë që opozita e ka konsideruar si “vjedhjen e shekullit”, thirrja parandaluese e Balliut duket se nuk mbart fare nota humori/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco