Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

'Ah sikur të ishim sa Maqedonia'/ Petrit Vasili reagon me tone të ashpra ndaj qeverisë Rama, shkak rritja e çmimeve

'Ah sikur të ishim sa Maqedonia'/ Petrit Vasili reagon me tone të ashpra ndaj qeverisë Rama, shkak rritja e çmimeve

11:26, 15/07/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Në një postim të publikuar në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’, deputeti i LRI Petrit Vasili, ka reaguar me tone të ashpra ndaj qeverisë Rama sa i përket rrijes së çmimit të naftës, krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas një vëzhgimi në Maqedoni nafta kushton rreth 121 lek/ litër, ndërsa në vendin tonë ka kapur shifra ‘të frikshme’ (179 lek/litër) dhe askush nuk po mban përgjegjësi.

Vasili ka treguar se ky realitet pasqyron mjaft qartë ‘kthetrat’ e kryeministrit Rama ndaj popullit shqiptar, të cilët po i lë jetim e të shkretë në ‘fatin e tyre’.

Pjesë nga deklarata e tij:

Ah sikur te ishim sa Maqedonia!!

Nafta ne Maqedoni 121 lek/litri ne Shqiperi 179 lek/litri!

Kursi i dollarit bie poshte e me poshte, cmimi i naftes ne bursa po ashtu, por ne Shqiperi çmimi mbetet shume i larte.

Ne Maqedoni nje liter Nafte kushton 72 .5 denare ose 121 lek litri.

Ndersa ne Shqiperi arrin deri ne 179 lek litri.

Diferenca eshte kaq e madhe sa qe te le pa goje.

Maqedonia duket nje parajse, ndersa ne te kundert Shqiperia nje ferr i vertete.

Ne Maqedoni ka nje qeveri te pergjegjshme, ndersa ne Shqiperi ka nje qeveri peng te monopoleve dhe oligarkeve.

Ky eshte realiteti dhe kuptohet shume lehte se si grabiten per cdo dite shqiptaret e lene jetim nga qeveria e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco