Rama nxjerr 'kartën' e dramës së djalit/ Xhafka bën batutën pikante

Rama nxjerr 'kartën' e dramës së djalit/ Xhafka bën batutën pikante

10:43, 15/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama shmangu pyetjet në Kuvend për ccështjen e Arben Ahmetajt.

Edhe në daljen e mëvonshme për mediat, nuk u la hapësirë gazetarëve që ta pyesin për këtë skandal që do kishte tronditur dhe rrëzuar ccdo qeveri.

Pasi mbajti një fjalim patetik, ai tërhoqi reagime të shumta në mediat sociale.

Pak orë pas këtij zemërimi, Rama doli me kartën e dramave familjare. Në një podkast me një mjek, ai tha se kur ishte në Amerikë, i kishin thënë copë se djali i tij 15-vjeccar kishte vetëm 30 përqind mundësi për të jetuar.

Megjithëse lajmet për këtë podkast dhe të tjera postime pa lidhje me realitetin, po bëjnë xhiron e medieve qeveritare të inceneratorëve, reagimet në median sociale janë të shumta.

Gazetari Agim Xhafka bëri një ironi pikante me qëndrimin e mbajtur të premten nga Edi Rama.

BATUTA E XHAFKËS

Rama këto ditë si Syrjai, roja i fabrikës së sallamit. Një natë nja tre persona ia grabitën krejt magazinën.

-Po ti po flije mo - e pyeti polici.

-Jo, jo. Nuk ve gjumë në sy unë kur jam në punë. Por hajdutët më kapën pak ters atë natë.

-Pse? Po bëje shurrën apo të kishte zënë barku?

-Jo, jo. Por tamam atë çast unë po vidhja për vete. Po ku pyet hajduti, thuaj! Sheh punën e vet ai, u shpjegua Syrjai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco