'Firmosi në kundërshtim me ligjin'/ Berisha: Rama po vjedh me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit!

'Firmosi në kundërshtim me ligjin'/ Berisha: Rama po vjedh me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit!

13:12, 14/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se në skandalin e djegësave është i përfshirë edhe Damian Gjiknuri. Sipas tij, kjo ndërmarrje është e Edi Ramës.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të kapin të vërtetën. Se ky është një rast i pashembullt në historinë e një vendi.

Zoto dhe Mërtiri, për të vendosur të gjitha kushtet që donte sipërmarrja e qeverisë, donin procedurë me negociata të mbyllura, ku diktonin çod kusht. Kjo nuk ekzistonte në ligjet e vendit. Ministri i Mjedisit iu drejtua dy herë Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve për ta autorizuar këtë procedurë. Eduart Ahmeti e kundërshtoi në mënyrë të prerë si procedurë antiligjore.

Pronari i vërtetë i ndërmarrjes, Edi Rama, shfrytëzon pushtetin e tij, dhe bashkë me Agaçin, firmos në kundërshtim flagrant me ligjin, procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura.

A mund të ishin Zoto, Mërtiri dhe Gugallja, pronarë të dy djegësave, Elbasanit, Fierit dhe më vonë të Tiranës në këtë mënyrë? Kurrën e kurrës. Duhej që ose qeveria të përbëhej nga njerëz që kanë humbur çdo fakultet mendor, dhe të tillë nuk janë. Duhet të ishin magjistarë, por ata magjistarë nuk janë.

Kjo ndodhi sepse ndërmarrja ishte e Edi Ramës.

Të gjithë ata të cilët firmosën bazuar në dokumentin e firmosur nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, janë përgjegjës. Janë përgjegjës sepse ligji thotë se nuk mund të zbatohet një vendim i paligjshëm. Ky ligj urdhëron çdo zyrtar, qoftë oficer policie, qoftë oficer ushtrie, çdo njeri. Por këta e zbatuan, me radhë. Këta që firmosën janë përgjegjës, pa përjashtim.

Meqë jemi te djegësat, se dy janë prokurime publike, një është në koncesion. Tani në sipërmarrjen e Ramës, në skemë hyn një hajdut i ri. Dhe shikoni se si Rama vjedh me Gjiknurin, energjinë e djegësit të Elbasanit. Studioni kontratën e djegësit të Elbasanit, ajo thotë se do prodhohet energji për shtatë vite, pastaj ajo bëhet e tëra pronë publike e Bashkisë së Elbasanit.

Çfarë bën bosi i sipërmarrjes? Bosi i sipërmarrjes, bashkë me Damian Gjiknurin, firmos një kontratë me kompaninë që administronte djegësin e Elbasanit, sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit. Çka do të thotë se Rama dhe Gjiknuri inkasojnë energjinë që prodhon djegësi i Elbasanit për 30 vite,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco