Strazimiri: SPAK dhe Kuvendi po mbrojnë Ahmetajn, nuk duan që ai të flasë se tregon Ramën e...

Strazimiri: SPAK dhe Kuvendi po mbrojnë Ahmetajn, nuk duan që ai të flasë se tregon Ramën e...

09:14, 14/07/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti demokrat Genc Strazimiri u shpreh se Ahmetaj është larguar dhe askush nuk do që ai të përballet me drejtësinë, sepse ai do të mbrohet.

Ai tha se ai do të thotë se nuk ka pasur fuqinë për të mbledhur qeverinë dhe për të bërë 17 VKM brenda ditës, pasi një fuqi të tillë e ka vetëm Rama.

Strazimiri: Ka qenë një gjë e koordinuar, edhe me SPAK-un, për të cilin presim që t’i shkojë deri në fund drejtësisë. Armetaj është larguar dhe askush nuk do që ai të përballet me drejtësinë, sepse ai do të mbrohet. Ai do të thotë se nuk ka pasur fuqinë për të mbledhur qeverinë dhe për të bërë 17 VKM brenda ditës. Gjejeni se cili është ai? SPAK-u nuk e do këtë përgjigje dhe Edi Rama nuk e do një përgjigje të tillë.

E patë pafytyrësinë e kolegëve të Ahmetajt, duke e mbrojtur atë dhe tregonin karshillëk ndaj publikut dukë treguar se asgjë nuk do t’i futet në këmbë. Kanë karshillëk sepse e kanë garancinë nga SPAK-u, gjë e cila është e rrezikshme dhe turpshme. Kuvendi dhe SPAK-u janë në të njëjtën tango. Nuk e di kur ka ardhur shkresa e SPAK-ut në Kuvend. As Nikolla nuk ka urgjencë për të dhënë leje për arrestimin e Ahmetajt. Kryeministri është marrë 2 herë me Kosovën, por nuk ka folur për numrit 2 të tij që është në arresti. Unë besoj se kjo është një lojë e koordinuar. Ahmetaj nuk do të marrë faje që i ka me të tjerë. Nëse flet Ahmetaj Rama dhe të tijët shkojnë në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco