Maliqi përballet në gjykatë me Salillarin: S’ka kthim pas! Beteja kundër abuzimeve

14:57, 13/07/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi po përballet në Gjykatën e Beratit me oligarkun Pëllumb Salillarin, ku ky i fundit e ka paditur për shpifje.

‘Edhe i vetëm trim në luftë! Përballje ligjore në “Gjykatën e Rrethi Gjyqësor, Berat”, përballë Oligarkut ish/fatorinos Salillari pengmarrës i Hajdarit. S’ka kthim pas! Beteja politike e ligjore kundër abuzimeve, tenderave korruptivë, asfaltit dhe çakullit elektoral, dëmtimit të kodrave e lumenjëve, dhunës së banorëve të Sinecit, shtesave të pallatit pa leje’, shkruan Maliqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Edhe i vetëm trim në luftë!🙏💪Përballje ligjore në “Gjykatën e Rrethi Gjyqësor, Berat”, përballë Oligarkut ish/fatorinos Salillari pengmarrës i Hajdarit. S’ka kthim pas! Beteja politike e ligjore kundër abuzimeve, tenderave korruptivë, asfaltit dhe çakullit elektoral, dëmtimit të kodrave e lumenjëve, dhunës së banorëve të Sinecit, shtesave të pallatit pa leje etj. etj. Me 102 dëshmitarë, me 3 kallëzime në SPAK dhe nuk tërhiqem deri sa të kem frymë, kundër këtij Oligarku të pangopur dhe të pashpirt! Derisa paraja i tij të mos blejë më Drejtësinë dhe të mos arrijë të korruptojë këdo! Fati dhe fundi i tij dihet, bashkë  me shokët Gjushi, Gjici, Bllako, Tahiri dhe Koka ose arratinë si Beni ecen vet (Ahmetaj)! 😁😁🙏✌️💪

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco