Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

SYRI TV/ ‘O palaço’, ofendoi rëndë Bardhin në Kuvend, Felaj nuk pendohet: E meritojnë një për një

12:35, 13/07/2023
A+ Aa A-

Deputetja socialiste Ermonela Felaj nuk është penduar për fjalorin e degjeneruar që përdori në Kuvend ndaj deputetit të PD-së Gazment Bardhi, duke e ofenduar pasi e quajti palaço për disa herë rresht.

Gjatë kohës që Bardhi denonconte nga foltorja e Parlamentit aferën e inceneratorëve dhe lidhjen e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, Felaj e ofendonte nga vendi i saj duke e quajtur palaço.

Bardhi: Paradite Klodian Zoto, pa dalë procedura, e çon 16 milionë euro, pas 6 orësh thotë jo 16 milionë euro, por 220 milionë euro.

Felaj: Palaço, palaço...

Bardhi e duartroket me ironi gjuhën ordinere të deputetes së PS-së Ermonela Felaj. Më pas Ermonela Felaj merr fjalën duke theksuar edhe njëherë tjetër se nuk pendohet për gjuhën e përdorur në parlament kundrejt deputeti të PD-së Gazment Bardhi, duke thënë se i meriton një për një ofendimet. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po ashtu nuk mori asnjë masë ndaj saj.

Felaj: Guxojnë të përdorin pozicionin e deputetit për të nxjerrë frustrimin e tyre gjithë kohës. Jam Ermonela Felaj, në këtë sallë nuk më bën dot moral as për fjalën dhe qëndrimet e mia. Kushdo t’i lexojë. Njihet që është gënjeshtar dhe si ia marrin dhe ia shpërndajnë fjalën. Të gjithë ata që kanë shpifur dhe gënjejnë janë të frustruar. I meritojnë një për një ato cilësime që shpreha pak më parë. Sot nuk më vjen keq se i meritojnë një për një të gjitha ato cilësime që unë i shpreha pak më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco