Berisha: Nikolla fshehu njoftimin e SPAK! Felaj është bashkëpunëtore në krim me Arben Ahmetajn

11:42, 13/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli jashtë Kuvendit për situatën e krijuar në seancë.

“Para ngjarjes më të rëndë në 32 vite në rrafshin zyrtar dhe moral, arratisjes së zëvendëskryeministrit dhe superministrit të Edi Ramës, siç e shihni ju, deputetët e partisë së tij sillen sikur të ishin të gjithë Arben Ahmetër.

Në mënyrën më të padenjë, duartrokasin sikur ka ndodhur një ngjarje e gëzueshme dhe jo një zhvillim më amoral në rrafshin zyrtar në 32 vitet e fundit.

Këta janë bashkëpunëtorë në krim me Arben Ahmetajn. Së pari, kryetarja e parlamentit deklaron se ka marrë vetëm të hënën njoftimin nga prokuroria.

Ndërkohë kur prokuroria speciale deklaron se ka sjellë të premten në parlament kërkesën për arrestimin.

Tani, kush gënjen këtu?

Unë nuk besoj se gënjen prokuroria.

Zonja, në vend që të kërkojë një hetim brenda administratës së parlamentit dhe të ndëshkojë ata që supozon se ia kanë fshehur kërkesën deri ditën e hënë, ndonëse nuk ka mëkat në të cilin nuk është e implikuar vetë, atëherë në vend që të akuzojë prokurorinë, se kjo është një akuzë, duhet të bëjë një hetim të plotë brenda parlamentit, kush ia fshehu asaj.

Por ajo është vetë në këtë aferë.

Së dyti, ju e dëgjuat reagimin më të padenjë të një zonje në memorien time në parlament. Se si me gjuhë të shthurur, iu drejtua deputetit dhe kryetarit të grupit tjetër parlamentar, Gaz Bardhi, i cili vetëm kërkonte të jetë kryeministri në parlament.

Dhe i tha të vërtetën në sy se zonja Felaj citohet rëndë në aktakuzë. Kjo mjaftoi që t’i heqë gojës çdo fre. Dhe zonja kryetare u tregua solidare me të, duke e mbajtur aty si dëshmi të banalitetit të një zonje që nuk kontrollon gjuhën e vet.

Siç e shihni, kemi të bëjmë me një situatë të inkriminuar.

Vetë Edi Rama, që është padrinjo e organizatës kriminale, ia mbath sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Por kjo është java e zhvillimeve më dramatike në historinë e vendit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco