Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Berisha: Banda Rraja ka qëndruar mbi ligjin pasi është mbështetur fuqimisht nga Rama dhe Balla

Berisha: Banda Rraja ka qëndruar mbi ligjin pasi është mbështetur fuqimisht nga Rama dhe Balla

10:01, 13/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se banda e Rrajave ka qëndruar mbi ligjin për shkak se ka pasur mbështetjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

“Historia dramatike, ngjarja kriminale në guroren e Borizanës është dëshmia më autentike e karakterit mafioz të shtetit të Edi Ramës.

Banda Rraja në vite ka përbërë mafien më të rrezikshme të Shqipërisë së Mesme, e lidhur si mishi me thoin me Edi Ramën, Taulant Ballën dhe pushtetarët e tjerë.

Banda Rraja ka qëndruar mbi ligjin për vite e vite, e mbështetur fuqimisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla.

Ata janë përdorur si vrasës me pagesë, si torturues dhe arrestimi i fundit i nipit të Rrajës deputet, ne ia detyrojmë shërbimeve të vendeve mike dhe partnere, sepse ata kanë sjellë të gjithë regjistrimin, interceptimin mbi të cilat u realizua arrestimi i tij.

Por ai ishte një prej tyre, natyrisht jo i shkëputur. Bota i pa se si vërsulën në mënyrën më shtazore ndaj dy qytetarëve që kishin shkuar të ankohen te policia Rraja, se më e keqe ishte policia aty që i shiti dhe i tradhtoi ata, dhe i bëri ata nishan për një grup shtazor, jo njerëzish. Pasi u kishin prishur shtëpinë, donin t’u mbyllnin gojë me shkopinj dhe revole.

Kjo ngjarje që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare, e cila dëshmon përfundimisht se ligji është në duart e mafies, rendi është në duart e mafies, ka pasur jehonë dhe ndërkombëtare.

Por për këtë ngjarje, në zbatim të kodit të mafies, një njeri nuk ka folur dhe ky është Edi Rama. Edhe Rrahmani vetë foli dy fjalë, por Edi Rama nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për ngjarjen. Kodi i padrinos ky është. Thjesht hoqi ministrin e familjes dhe emëroi mikun më të ngushtë të Rrajave pas vetes së tij në politikë, që është Taulant Balla, emërimin e të cilit në Ministrinë e Rendit, bandat e qyteteve e festuan me fishekzjarre,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco