Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

‘Ka dosje në prokurorinë e partisë’/ Berisha denoncoi Fran Tucin

‘Ka dosje në prokurorinë e partisë’/ Berisha denoncoi Fran Tucin

09:15, 13/07/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci u arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre.

Ai u arrestua pasi humbi zgjedhjet, duke bërë një tjetër ish-kryebashkiak në prangat e SPAK.

Por Tuci ishte denoncuar nga kryetari demokrat, Sali Berisha gjatë kësaj fushate zgjedhore.

“Fran Tuci kandidon pasi ai me fondet e demokratëve, socialistëve, të paparti, ka krijuar parajsën e vet, të enturazhit të tij dhe ka injoruar tërësisht problemet e mëdha të qytetarëve të Fushë-Arrëzit, të të rinjve, burrave dhe grave të kësaj bashkie dhe qyteti.

Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë, por në qoftë se i duket se po rëndohet, e ftoj të vijë këtu në këtë shesh, ta zgjedhë ditën dhe ju të gjithë burra e gra aty, bashkë me Hil Currin t’i nxjerrin xhepat, të tregojë çdo gjë, çdo qindarkë që kanë, cila është origjina e tyre, çfarë do bëjnë për ju. Por Fran Tuci nuk vjen, se nuk e lë Edi Rama e para, sepse po të dalë Frani me Hilën këtu, detyrohet të dalë edhe ai me Sali Berishën, dhe po të dalë ai me Sali Berishën i themi hajde njëherë të fillojmë pak me pasuritë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco