Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Gjokutaj: Dyert e mbyllura në Këshillin e Mandateve mbron personat e tjerë të përfshirë në vjedhjen e inceneratorëtve

18:30, 12/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon ishte ish prokurori Genc Gjokutaj për të folur mbi hetimet e SPAK ndaj skandalit të inceneratorëve.

Gjokutaj është shprehur se seanca me dyer të mbyllura që ka kërkuar SPAK është në interes të pushtetit për të mbuluar personat e tjerë të implikuar në këtë mega-skandal të inceneratorëve.

"Palët kanë pasur një interes të përbashkët. SPAK ka kërkuar që të jetë një seancë me dyer të mbyllura për shkak të hetimeve dhe dekonspirimit ndërsa kjo i intereson dhe qeverisë për të qenë një seancë e mbyllur. Rama tani në korrik ndjen të ftohtin e dhjetorit, mbrojtja që ai i ka dhënë këtyre kryeministri e ka zvarritur këtë çështje.

Si po dalin punët ky material që ka dërguar SPAK nuk është thelbi i çështjes, ajo që është serioze në këtë korrupsion janë paratë e fondit të emergjencës që janë marrë me lejen dhe firmën e Ramës. Nëse tabloja e TIMS është binjake është një indicie shumë e fortë të për të binjakëzuar rastet por sigurisht kjo do hetim dhe ne e dimë që këta financuesit e hoteleve janë dallëndyshet që paralajmërojnë. Këto lëvizje të Gjiknurit duhet të pyetet nga SPAK, mendoj që këtij lloj karagjozllëku duhet që t’i vihet përballë një proces serioz."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco