Vuçiç për marrëveshjen BE-Kosovë: Po kërkohen arsye për të fajësuar Serbinë

Vuçiç për marrëveshjen BE-Kosovë: Po kërkohen arsye për të fajësuar Serbinë

11:04, 12/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk e komentoi dakordimin e Bashkimit Evropian me Kosovën rreth hapave për deeskalimin e situatës në veri të arritur më 10 korrik, por foli për kërkesat për shtensionimin e situatës në veri, të cilat komuniteti ndërkombëtar i ka vendosur përpara Beogradit dhe Prishtinës.

"Tani do të shihni një truk tjetër që disa njerëz nga Perëndimi po përpiqen ta zbatojnë. Dhe kjo nënkupton [që ata do të thonë] - kthehuni dhe flisni normalisht”, tha Vuçiç duke shtuar se mënyra që kërkohet për shtensionimin e veriut, është e pakuptimtë për të.

“Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, tha Vuçiç duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë policore në veri të vendit.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, në veri të Kosovës dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Qeveria e Kosovës tha se të gjitha hapat do të "finalizohen brenda një periudhe dyjavore".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco