Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Marrëveshja për shtensionimin në veri të Kosovës/ Një detaj nga Brukseli

Marrëveshja për shtensionimin në veri të Kosovës/ Një detaj nga Brukseli

09:39, 12/07/2023
A+ Aa A-

Brenda dy javësh pritet të shtensionohet situata në veri të Kosovës, në bazë të një marrëveshjeje të arritur ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak. Qeveria tregoi pikat e marrëveshjes, por nuk e përfshiu një detaj. Nga Brukseli i treguan Expressit se marrëveshja e obligon Kosovën edhe që të “mos ndërmarrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën”

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e zhvilluan një takim të mirë të hënën në Bratislavë, që rezultoi me një dakordim për shtensionimin e situatës në veri. Qeveria konfirmoi të hënën marrëveshjen e arritur në takimin jozyrtar.

Zyrtarja për shtyp e BE-së, Zoï Muletier i tha Gazetës Express se Bislimi dhe Lajçak u pajtuan për hapat e parë që duhet të bëjë Kosova për shtensionimin e situatës, duke përmendur edhe diçka që Qeveria nuk e tha.

“Ata diskutuan përgjigjen e Kosovës ndaj kërkesave të BE-së për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në 4 komunat veriore dhe kthimin në zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut, sipas deklaratës së 3 qershorit të BE-së”, tha Muletier.

“Ata ranë dakord për hapat e parë prioritarë të Kosovës në të gjitha këto 3 fusha”, shtoi ajo.

Fushat për të cilat u morën vesh Bislimi e Lajçak përfshijnë “zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale”. Gjithashtu, siç i tha Muletier Gazetës Express, Kosova do të bëjë rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas rastit, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të pranisë policore “duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën”. Po ashtu, Kosova duhet të përgatitet për zgjedhje të parakohshme lokale.

“Emisari i ka ftuar kryenegociatorët në Bruksel javën e ardhshme për t’i vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së re për Rrugën e Normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj, me shpresën që palët të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë që zbatimi i plotë i Marrëveshjes të fillojë pa vonesë të mëtejshme”, tha Muletier.

Zyra e Kryeministrit njoftoi të martën në darkë për rezultatin e takimit ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit europian, Miroslav Lajçak.

Qeveria në një komunikatë të lëshuar rreth orës 22:00 i tregoi pika e marrëveshjes pë shtensionim, por nuk përmendi pjesën që Kosova është pajtuar që të “mos ndërmarrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco