Llabani tregon bisedën me Ahmetaj: Nuk do ta dorëzojë mandatin vullnetarisht

18:36, 11/07/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë detaje të reja sa i përket vendodhjes së Arben Ahmetajt pas arrestimit të tij.

E ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, Llabani  deklaron se në një lidhje telefonike me Ahmetajn, ky i fundit ka refuzuar dorëzimin vullnetarish të mandatit të deputetit.

“Dje pasdite rreth orës 19:00 zoti Ahmetaj nuk  ma pranoi faktin që është larguar nga Shqipëria. Sa dëgjova edhe nëpërmjet telefonit ishte edhe në prani të familjes së tij sepse dëgjoheshin edhe zëra fëmijësh. Pyetja ime direkte ishte nëse ai do ta dërzonte mandatij e tij para se këshilli i mandateve të merrte të gjithë iniciativën për tu mbledhur dhe diskutuar. Përgjigja e tij ishte shumë e shkurtër, shumë e prerë, ‘jo, në asnjë mënyrë nuk do e dorëzoj mandatin vullneratisht’ duke i dhënë vetes të gjithë atributin dhe të gjithë të drejtën për të pretenduar pafajsi në procesin penal të ngritur ndaj tij.

Vendimi për urdhërarrestin ndaj tij ai e ka kuptuar që kohë të shkuara, por është bërë edhe më faktik kur zoti Ahmetaj u thirrë për orë të tëra për të dhënë shpjegime në SPAk, edhe pse prokurorët thanë që ‘ne nuk treguam dhe nuk i vumë në dispozicion prova dhe fakte që ne i kemi mbledhur gjatë gjithë këtyre kohëve të hetimit ndaj zotit Ahmetaj’.

 Bëhet fjalë, për aq sa dimë, për gati 600 faqe janë vetëm transkriptime bisedash telefonike. Është zbërthyer një telefon i tij personal që e ka patur dikur në shtëpinë  e ish-bashkëshortes dhe aty kanë rezultuar qindra mijëra SMS që zoti Ahmetaj ka patur me të pandehurit e tjetë të procesit të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, ehe këta persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sigurisht kjo e vë në pozita zotin Ahmetaj përsa i përket edhe deklaratës së tij të fundit të bërë publike para një viti në komisionin hetimor për inceneratorët ku zoti Ahmetaj pranoi publikisht që nuk kishte asnjë njohje, asnjë biznes, asnjë lidhje familjare me të pandehurit Mërtiri.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco