Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Legalizimi i kanabisit, Spaho: Borxhi, që Rama po u paguan trafikantëve për blerjen e votave!

14:40, 11/07/2023
A+ Aa A-

Projektligji  për legalizimin e kanabisit  nxiti debate të forta  mes  maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë. Teksa  përfaqësues të Ministrisë së Financave, Bujqësisë dhe Ministrisë së Brendshme prezantuan ligjin, deputeti demokrat Edmond Spaho hodhi akuza se përmes këtij projektligji synohet legalizimi i grupeve kriminale, si borxh që Rama po i paguan trafikantëve për blerjen e votave.

Nga SYRI TV

Kritika dhe dyshime për favorizimin e grupeve kriminale ngriti edhe deputeti i PS-së, Erion Braçe.

Ndërkohë debate pati edhe për ministrinë përgjegjëse të këtij projektligji, Ministrinë e Shëndetësisë, ndërkohë  që veprimtaritë  e tij lidhen me përpunimin dhe eskportin  e kanabisit për qëllime mjekësore e industriale.

Pas komisionit përgjegjës të Shëndetësisë, edhe komisioni i Ekonomisë e miratoi projektligjin që i jep dritën jeshile, kultivimit dhe eksportit të kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco