SYRI TV siguron dosjen hetimore, SPAK: Ahmetaj, presion vartësve për procedurat

13:48, 11/07/2023
A+ Aa A-

Dosja hetimore e SPAK zbulon se Arben Ahmetaj në kohën që ishte ministër i Financave ka ushtruar presion ndaj anëtares së komisionit për zhvillimin e procedurave koncesionare për landfillin e Durrësit. Punonjësja e administratës Sidita Kopliku ka treguar para prokurorëve që është thirrur në zyrë nga Arben Ahmetaj, i cili i ka kërkuar që koncesionin për Durrësin ta vlerësonte pozitivisht.

Nga SYRI TV

Në dosjen hetimore të SPAK pretendohet  se Arben Ahmetaj ushtronte “presion” mbi një punonjëse të administratës për të miratuar pozitivisht kontratën koncesionare të një landfilli në Durrës, në kohën kur ka ushtruar funksionin e ministrit.

Sipas SPAK, shtetësja Sidita Kopliku (Temali), anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës, si përfaqësuese e Agjensisë së Trajtimit të Koncensioneve, ka deklruar se ka pasur presione nga titullarja e institucionit, Rovena Beqiraj.

Sipas deklarimeve të saj para prokurorëve, ajo nxitej që procedura koncensionare për Tiranën të finalizohej me sukses.

Gjithashtu Kopliku sqaron se, kur ka qenë pjesë e procedurës koncensionare në lidhje me Durrësin ku do të ndërtohej një landfill, si anëtare komisioni, një këshilltar i ministrit Arben Ahmetaj, e ka njoftuar që e kërkonte ministri Arben Ahmetaj në zyrë.

Ajo shton se ka shkuar tek zyra e ministrit Arben Ahmetaj, në paradhomë, ku sekretarja i ka kërkuar të linte telefonin aty, dhe më pas është futur në zyrën ku ndodhej ministri Arben Ahmetaj, e shoqëruar nga këshilltari.

Kopliku ka deklaruar në Prokurorinë e Posaçme se Ahmetaj i ka kërkuar që, në lidhje me procedurën e Durrësit, Sidita ta shikonte dhe ta vlerësonte me pozitivitet, në drejtim të përfundimit me sukses të saj.

 “Sidita këtë takim e ka vlerësuar si formë presioni pasi titullar të drejtëpërdrejtë ajo kishte kryetarin e Atrako-s. Pas kësaj situate, edhe në rastin e procedurës koncensionare të Tiranës, Sidita është ndjerë në presion për shkak të asaj që kishte ndodhur për Durrësin dhe pasur parasysh edhe nxitjen e kryetares Rovena Beqiraj që kjo procedurë koncensionare e Tiranës të realizohej me sukses”, citon SPAK, në materialin që i ka vënë në dispozicion Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco