Farsa zgjedhore në Elbasan/ Boçi: Kandidati i opozitës u përgjua që nga prilli

Farsa zgjedhore në Elbasan/ Boçi: Kandidati i opozitës u përgjua që nga prilli

13:25, 11/07/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka renditur të gjitha shkeljet ligjore dhe presionet e bëra gjatë fushatës elektorale të 14 majit 2023 nga shteti policia administrata dhe jo vetëm.

Në daljen para mediave, Boçi theksoi se ‘të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë votimi, por një luftë e pastër politike në bashkëpunim dhe me segmente të caktuar politike, që donin atë që s'po e arrijnë dot, eliminimin e opozitës.’

Sipas Boçit, ‘në Elbasan lufta ishte më specifike pasi vetë kryeministri pati një angazhim personal në një fushatë shpifëse, denigruese madje dhe kërcënuese deri në nivele të njerëzve të tij dhe ai që spikati me angazhimin e tij ishte sekretari i PS i cili nuk la gurë pa lëvizur antiligjor për të nxjerrë fitues kanakarin e tij.’

Një tjetër denoncim i fortë i Boçit ishte se ‘prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit, por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal, por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës, shtabin elektoral të tijin, bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës.’

Boçi: Faleminderit dhe dua të falënderoi të gjithë votuesit e Bashkisë së Elbasanit që më mbështetën në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë fushatës sikurse dua të falënderoi pjesën e shtabit tim politik të cilët përballën këtë farsë elektorale dhe këtë terror politik të mirëorganizuar nga partia në pushtet në bashkëpunim me segmente të administratës dhe organet kryesore, policia drejtësia dhe të tjerë.

Tre javë para zgjedhjeve, në një takim me zonjë Glover, e cila ishte dhe shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR unë i paraqita asaj këtë shqetësim, i cili vinte jo vetëm nga dhuna në terren por edhe nga deklaratat personale të kryeministrit, i cili kërcënonte hapur që nuk do të financonte ata kandidatë të opozitës që do të fitonin zgjedhjet e bashkive.

I transmetova se në karrierën time politike nuk kisha parë asnjëherë një fushatë të tillë elektorale ku dhuna të ishte kaq e hapur, ku intimidimi të ishte kaq konkret, ku kërkesa për deformimin e votës të ishte kaq reale dhe e prekshme. Kërkova reagimin e këtij institucioni i cili dihet se reagimi është paszgjedhor por një reagim i zonjës Glover në ato ditë erdhi dhe e falënderoi por nuk ishte i mjaftueshëm. Shteti policia PS ishin bërë bashkë në këtë luftë me opozitën dhe kërkonte të kamuflohej me një proces zgjedhor.

Të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë votimi por një luftë e pastër politike në bashkëpunim dhe me segmente të caktuar politik, që donin atë që spo e arrijnë dot, eliminimin e opozitës. Duke shfrytëzuar në këtë rast proces ligjor zgjedhor për ti vendosur kapakun e fundit gjë e cila nuk ndodhi pasi ja ku janë faktet, pasi ne do vazhdojmë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vijojmë kallëzimin në SPAK për të gjithë zinxhirin drejtues të administratës qendrore dhe lokale të Bashkisë Elbasan, për vetë kandidatin e PS-së për kryetar bashkie pasi ne nuk i njohim zgjedhjet dhe ai do të shkojë në SPAK. Sikurse edhe për të gjithë ata operatorë të cilët shkelën me bindje politike rregullat e një procesi të drejtë zgjedhor ku për pasojë është deformuar vullneti i votës së lirë i qytetarëve jo vetëm të Elbasanit por në të gjithë Shqipërinë.

Trishtuese është që vetë KQZ u soll sikur të ishte një zyrë kryeministrore gjë që u pasua edhe në KAS sepse mjafton që një qytetar të shikonte faktet konkrete se si është deformuar vullneti i qytetarëve do të merrte menjëherë vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve dhe jo më këtë të mos e bëjnë përfaqësues të ligjit dhe vijnë nga sistemi i drejtësisë dhe kanë përvojën e tyre por sigurisht që urdhri politik thjesht të jenë transmetues të dëshirave dhe vendimeve që merren nga kryeministri për fatet e zgjedhësve shqiptarë.

Në Elbasan lufta ishte më specifike pasi vetë kryeministri pati një angazhim personal në një fushatë shpifëse, denigruese madje dhe kërcënuese deri në nivele të njerëzve të mi dhe ai që spikat në angazhimin e tij është sekretari i PS i cili nuk la gurë pa lëvizur antiligjor për të nxjerrë fitues kanakarin e tij, historia e tyre tashmë dihet që përmban dyshime të forta në aktivitetin ekzekutiv por qe vazhdon ende dhe në Bashkinë e Elbasanit dhe shpresoj se do dalin në dritë një ditë.

Pse kandidati i PS nuk pati program? Nuk pati pasi e gjithë beteja dhe lufta politike ishte e mbështetur në makinerinë shtetërore policore të prokurorisë dhe të administratës qendrore dhe lokale.

Këto nuk janë justifikime por janë fakte reale dhe konkrete.

Survejimi policor sistematik që iu bë shtabit tim elektoral dhe njerëzve të mi për dhunën verbale dhe fizike, me kontrolle reale konkrete trupore nga Forcat Shqiponja të ardhura për të intimiduar jo vetëm njerëzit e shtabit politik sepse u ndalua dhe drejtori i shtabit elektoral ish-deputeti Aurel Bylykbashi para zyrave të shtabit elektoral timin me urdhër të drejtëpërdrejtë të zotit Gjiknuri dhe falanga të tjera të pushtetit. Këto bëheshin me qëllim që njerëzit të intimidoheshin, të frikësosheshin, të mos atashoheshin dhe njerëzit të ndiqnin orientimin e dhunës së votës që PS të nxirrte fitues kandidatin e saj.

Publiku ka njohur një ngjarje përgjatë këtyre ditëve në Elbasan ku prokurori doli me një njoftim të bujshëm sikur arrestoi një grup të fuqishëm kriminal prej 40 vetash si rezultat i një aksioni që kishte që në prill që vepronte me përgjime ambientale. Po prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal pasi ata nuk janë kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës shtabin elektoral të tijin bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës por nuk patën fatin dhe për të justifikuar të gjithë këtë veprimtari dolën dhe deklaruar në mënyrë bombastike arrestimin dhe i nisen me autobus për në Tiranë.

Kjo është e vërteta se si u bashkuan dhe u bënë një policia prokurori PS administrata që vetëm e vetëm që kandidati i tyre pa program dhe që shkeli ligjin përgjatë gjithë kohës të merrte ato numra medemek fitues në numra por jo para opinionit./ A. Zeneli/ syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco