Seanca për Butrintin/ Kushtetuesja rrëzon kërkesat e Ina Zhupës, pranon vetëm njërën

Seanca për Butrintin/ Kushtetuesja rrëzon kërkesat e Ina Zhupës, pranon vetëm njërën

13:06, 11/07/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ne cilësinë e palës paditëse paraqiti në Gjykatën Kushtetuese gjatë seancës për çështjen “Butrinti”, një sërë kërkesash për bërjen transparente të procedurave të ndjekura nga Ministria e Kulturës.

Zhupa kërkoi që të vihen në dispozicion të çështjes:

-Kominikimet e Republikës së Shqipërisë me UNECO nga viti 2019 deri në vitin 2023.
-Procesverbalet e të gjitha vizitave të perfaqësuesve të UNESCO-s në vendin tonë.
-Procedurat e ndjekur nga Ministria e Kulturës për zgjedhjen e anëtarëve të bordit.
-Thirrjen e dëshmitarëve.
-Thirrjen si palë të përfaqësuesëve të AADF-së
-Pezullimin e ligjit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e qeverisë qe përfaqësojnë Ministrinë e Kulturës kërkuan rrëzimin e këtyre kërkesave.

Pasi dëgjoi të dyja palët, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesave përveç njërës prej tyre, që ka të bëjë me marrjen e komunikimeve të UNESCO-s me qeverinë shqiptare.

Kujtojmë se Zhupa paditit në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen koncesionare për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco