Emri i Alda Klosit del në dosjen e Ahmetajt: Dua të lirohem nga qelia

Emri i Alda Klosit del në dosjen e Ahmetajt: Dua të lirohem nga qelia

12:44, 11/07/2023
A+ Aa A-

Alda Klosi kërkon ndryshim te masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës. Ajo është e dyshuar për gati 500 mijë euro që u gjetën në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi.

Seanca e të martës ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi.

Klosi kërkon lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.

Por emri i Alda Klosit del edhe në dosjen që SPAK ka dërguar në Kuvend, duke kërkuar arrestimin e Arben Ahmetajt.

Në dokument zbulohet se Ahmetaj po hetohet jo vetëm për inceneratorin e Elbasanit, por dhe për inceneratorët e Fierit dhe të Tiranës.

Në dosje thuhet se me shkresën e 27 qershorit të vitit 2016, Arben Ahmetaj atëherë ministër i Financave është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM në lidhje me vijimin e procedurave të koncesionit në rastin e projektit koncesionar të Fierit, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish-ministrit të Financave, shtetasit Shkëlqim Cani.

Në dosje thuhet se shkresa është nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer ndërmjet shtetasve Alda Klosi, atëherë funksionare e Ministrisë së Financave.

“Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8264/1, datë 27.06.2016 është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM nr.57572013 i ndryshuar në lidhje me vijimin e procedurave të koncesionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit të sipërcituar, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish-ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani, duke pasqyruar si mangësi përveç detyrimit që në zbatim të nenit 22 të VKM nr.575/2013 autoriteti kontraktor (Ministria e Mjedisit) duhet të garantojë mbulimin e kostove financiare, brenda tavaneve afatmesme të miratuara të shpenzimeve të saj.

Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve  të datave 17.06.2016, 20.06.2016, 21.06.2016, 22.06.20 16 që janë shkëmbyer ndërmjet shtetasve Alda Klosi, funksionare e Ministrisë së Financave), Alba Thoma, Gentian Opre (funksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Geraldina Prodani (funksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi (funksionare e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga shtetësja Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek shtetësja Etleva Kondi,” thuhet në dosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco