Si u blenë votat në Elbasan/ Blendi Himçi zbardh skemën e manipulimeve

Si u blenë votat në Elbasan/ Blendi Himçi zbardh skemën e manipulimeve

12:33, 11/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka paraqitur sot provat sesi u deformua vullneti i qytetarëve të Elbasanit në zgjedhjet vendore të 14 majit falë skemave të Partisë Socialiste në pushtet. Kreu i degës së PD-së në Elbasan, Blendi Himçi, në krah të drejtuesve politikë të PD në këtë qarq dhe ish-kandidatit Luçiano Boçi, deklaroi se shkeljet ligjore ishin pa fund ndaj janë detyruar t’i ndajnë me rubrika!

Kujtojmë se në Elbasan u votua edhe në mënyrë elektronike, në kuadrin e një projekti pilot që u zbatua vetëm në tri bashki.

Në periudhën parazgjedhore, në Elbasan u konstatua një rritje e ndjeshme e numrit të familjeve të varfra që përfitonin asistencë; një rritje e ndjeshme e personave invalidë që përfitonin KEMP, një rritje e jashtëzakonshme e punësimeve të përkohshme në administratë dhe sidomos, e numrit të pastrueseve në spitale dhe në shkolla. 

Të gjitha këto skema, deri edhe me kërcënime për të votuar kandidatin socialist Gentian Llatja, deklaroi Humçi, ndikuan në deformimim e vullnetit të qytetarëve.  

“Ne sot jemi këtu për të bërë një panoramë të plotë të shkeljeve ligjore gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve elektorale, - tha kryedemokrati i Elbasanit. -  Ka pasur pa fund dhe ne i kemi ndarë me rubrika. Kjo është një panoramë e detajuar e të gjitha shkeljeve ligjore, të cilat sollën dhe një proces totalisht të deformuar për sa i përket rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve lokale për bashkinë e Elbasanit.

Së pari, abuzimet me fondet e buxheti qendror dhe fondet e buxhetit vendor. Këtu do të flasim për pagesat e familjeve me ndihmë ekonomike, pagesa invaliditeti, format e dëmshpërblimit prej tërmetit, që pavarësisht se ishin të pakta në Elbasan, përsëri janë përdorur për sa i përket zërit të fundit.

Te ndihma ekonomike ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të personave gjatë gjithë muajve të fundit me ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë. Po të vini re, edhe në zërat e familjeve që janë përfituese me ndihmë ekonomike, ka një rritje të jashtëzakonshme të këtyre familjeve, por edhe familjet që përfitonin rregullisht janë kërcënuar nga kryetarët e rajoneve apo të njësive administrative, punonjës të bashkisë, drejtues të bashkisë Elbasan, që në rast se nuk do të vonin kandidatin Gledian Llatja, atyre do t’u hiqej ndihma ekonomike. Kjo ka bërë edhe deformimin e këtij target grupi, që mund të votonin lirshëm dhe pa ndrojtje.

Moment tjetër është asfalti elektoral, i denoncuar nga kandidati dhe deputetët e opozitës dhe kjo përbën vepër penale. I bëj thirrje KLSH-së të bëjë një hetim administriv për abuzimet me fondet në bashkinë e Elbasanit por edhe sigurisht ne si degë e PD që i kemi konstatuar këto shkelje, shumë shpejt do t’i depozitojmë pranë organeve ligjzbatuese si SPAK për të gjitha asfaltin elektoral të hedhur pa preventiva, pa prokurim, që janë forma të detyrueshme ligjore për të asfaltuar një rrugë.

Argument tjetër është dhënia e grupit të invaliditetit të asaj që quhet KEMP përgjatë fushatës, në këmbim të votave. Kemi një rritje të konsiderueshme të personave që kanë përfituar KEMP  gjatë muajve të fundit të fushatës elektorale.

Një element tjetër janë punësimet elektorale, që janë me kontrata të përkohshme dhe ka një rritje të këtyre kontratave të përkohshme jo vetëm në administratën e bashkisë, një fryrje të jashtëzakonshme, deri në 20% është rritur administrata e bashkisë katër muajt e fundit të fushatës. Nuk lejohen punësimet edhe sipas Kodit Ligjor, gjashte muaj para fushatës, gjë që është shkelur në mënyrë sistematike dhe sistemike. Është shkelur jo vetëm nga administrata e bashkisë po dhe nga administrata qendrore, ku këtu vetëm numri i punonjësve sanitare nëpër spitale nëpër shkolla ka qenë një rritje e jashtëzakonshme e këtyre të punësuarve dhe që edhe këto kanë ndikuar në deformimin e votës së lirë të qytetarit,” nënvizoi Himçi./ar.sh/SYRI.NET

LEXO EDHE:'Operatorët e PS votuan për zgjedhësit': PD shfaq provat si patronazhistët ia kalonin votat Gledian Llatjas

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco