Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

'Arben Ahmetaj duhet ta shpërthejë kapakun e pusetës më të qelbur'

'Arben Ahmetaj duhet ta shpërthejë kapakun e pusetës më të qelbur'

09:19, 11/07/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/

E shoh kështu këtë kërkesën për heqje imuniteti ndaj Ahmetajt: 

E ruajtën momentin kur Ahmetaj të ishte jasht shteti.  Fiks në atë moment çojnë kërkesën në Parlament, madje me shënimin të jetë seancë e mbyllur. 

Pikërisht këtu qëndron thelbi i hallit, te MBYLLJA e seancës. Pra mbyllja e gojës. 

Beni ka kohë që thotë "unë do flas dhe do marr me vete të tjerë".

Ndaj për t'u siguruar që ai nuk flet i japin shancin të largohet në arrati. Por edhe po foli të paktën të jetë e mbyllur gjëja. 

Obsesion patologjik është fjala. Kush e ka këtë obsesion SPAK? 
Natyrisht që jo. 
E ka Ai... 

Ndaj i ka ofruar largimin nga vendi. Kështu drejtësia bën punën e vet e qetë, parlamenti vendos si dele,ai vetë qetësohet, Beni nuk provon burgun. Populli duartoket udhëheqjen.

Pra win-win-win. 
*
Prandaj i sugjeroj Arben Ahmetajt ta shpërthejë këtë skemë dhe të vijë sot në Parlament e të hapë kapakun e pusetës më të qelbur të këtij pushteti. 

Arben Ahmetaj është dëshmitar i çdo qindarke transaksion që ka ndodhur në këtë vend. Nuk janë vetëm inceneratorët që kanë ndodhur këtu, por ka plot e plot, miliarda të shpërndara e rishpërndara sipas një axhende të kontrolluar nga lart. Beni është dëshmitari kyç i kësaj veprimtarie ekzekutive, politike e kriminale. 

Ai qartësisht do t'i mbyllë gojën Benit. Beni duhet të zgjedhjë të flasë apo ta mbyllë gojën. 

Nëse ka për të folur sot është dita. Nesër nuk i duhet më askujt se çfarë thotë ai,sepse të gjithë nuk do ta besojmë më. 

Sot dhe këtu, në zemër të problemit e ka mundësinë. Nesër e as nga emigrimi nuk ngjit më asgjë. 

Përballja është burrnia jo ikja.

Ikja apo kyçja e gojës e bën atë fajtor, biçim litari të kalbur që diçka bëhet sebep për t'u këputur. 

Kjo çështje nuk është "kemi prova apo skemi prova", por kemi burrni apo jo. 

Kaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco