Legalizimi i kanabisit, Shehu: Nuk është paraqitur asnjë studim biznesi, paratë do të shkojnë te grupet kriminale

Legalizimi i kanabisit, Shehu: Nuk është paraqitur asnjë studim biznesi, paratë do të shkojnë te grupet kriminale

09:08, 11/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka komentuar nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Shehu shkruan se në ligj nuk përcaktohet thelbi i kanabisit mjekësor, ndërsa sipas tij propaganda qeverisëse po bërtet se ligji do të sjellë të ardhura të mëdha financiare për vendin.

“Aq e madhe genjeshtra sa dhe vete autoret per te fshehur te verteten, nuk kane paraqitur asnje studim biznesi, nuk japin asnje shifer, qofte dhe te perafert te pritshmerise finanaciare nga aplikimi i ketij ligji. Dhe ketu ne nje sens kane te drejte”, shkruan Shehu.

Deklarata e plotë e Tritan Shehut

Kanabisi „mjekesor“ i Qeverisë- droge, pastrim parash e krim. Duke zyrtarizuar “Republiken e kanabisit“. Duke stimuluar prodhimin, trafiqet, konsumin e kanabisit e më tej të drogave të forta!

Një „skuth“ ligj ky, që arrin këto objektiva nëpërmjet neneve të kamufluara, boshllëqeve ligjore, konfuzionit ligjor, që ai ka e krijon, edhe me Kodin Penal.Duke fshehur qëllimet e tij mbas „sheqerit mjekesor“ e paqartësive.

Këtë herë do përmend tre prej këtyre elementeve.

1-Në ligj nuk percaktohet thelbi i kanabisit mjekesor, substancat e tij aktive: THC dhe CBD, që sipas normave të BE duhet të jenë 5-8% dhe 7,5-12%.

Asnjë parameter i tillë nuk vendoset. Kjo bëhet, që nën “petkun” kanabis mjekesor të prodhohet kanabis me substanca aktive shume më të larta, deri të atij rekreativ me THC mbi 20%, që sot kultivohet edhe në vendin tonë. Ky ka efektet psikotrope të tilla, sa arrin ato të drogave të forta.

2- Edhe për kanabisin industrial ligji vendos substancën aktive THC deri ne 0,8%.

Kur maksimumi sipas normave te BE është 0,3%, pra tre herë më shumë. Kështu dhe produktet e ketij lloj kanabisi, mund të përdoren si “drogë”!

3- Propaganda qeverisëse po “bërtet” se ky ligj do të sjellë të ardhura të mëdha financiare për vendin!

Një genjeshtër e madhe kjo!

Aq e madhe genjeshtra sa dhe vetë autorët për të fshehur të vertetën, nuk kanë paraqitur asnjë studim biznesi, nuk japin asnjë shifër, qoftë dhe të përafërt të pritshmerisë finanaciare nga aplikimi i ketij ligji. Dhe këtu në një sens kanë të drejtë.

Sepse të ardhurat financiare do te jene nga degjenerimi kriminal i ketij aktiviteti, sic ndodhi ne MV.  Kjo vecanerisht edhe mbi rritjen e pastrimit te parave, qe dhe sot ka dimensione te frikeshme. Sidoqofte parate do te shkojne tek grupet kriminale dhe pushtetaret e lidhur me ata.

Ndersa qytetaret do te kene si “perfitim”: Mundesine per te «tymosur» e u droguar, per te harruar keshtu realitetin e vendit dhe te tyren, varferine e pushtetin e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco