Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Spiunët’/ Ambasadorja e BE-së letër komisionit të Ligjeve: Draftet të jenë në përputhje me ‘Venecian’

‘Spiunët’/ Ambasadorja e BE-së letër komisionit të Ligjeve: Draftet të jenë në përputhje me ‘Venecian’

12:17, 10/07/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë dy projekt-ligje që kanë të bëjnë me 'pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike' si dhe ligjin për partitë politike të cilat preken në pikat ku flitet për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist.

Përpara se të largohej nga vendi, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hofmann, i ka dërguar një letër kryetares së komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ku i kërkon që amendamentet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias. 

Në këtë kontekst, do të doja të sugjeroja që komisioni për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut të sigurojë që nismat aktuale ligjore janë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme”, thuhet në letrën e ambasadores së BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco