SYRI TV/ Balla ministër i brendshëm, PD: Emërimi i tij, pakt i Ramës me bandat

18:41, 09/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike e ka cilësuar emërimin e Taulant Ballës ne krye te Ministrisë se Brendshme si një mashë të Edi Ramës për të ruajtur lidhjet me krimin, pasi pa to nuk fiton zgjedhjet. Përmes një deklarate zyrtare, forca kryesore e opozitës thekson se ky emërim është shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi. Partia Demokratike e konsideron këtë emërim si pjesë të paktit të bërë nga Rama dhe Balla me bandat kriminale për zgjedhjet e 14 maji.

Syri tv

Për Partinë Demokratike, emërimi i Taulant Ballës, Ministër i Brendshëm është s mashë e Edi Ramës për të ruajtur lidhjet me krimin, pasi pa të , nuk fiton në zgjedhje. Në një reagim zyrtar lidhur me ndryshimet e lajmëruara nga kryeministri Rama në Ministrinë e Brendshme,  selia blu deklaroi se rokada në majën e pushtetit, duke zhgraduar si deputet Rrahman Rrajësn dhe emëruar Ministër Taulant Ballën, është një ‘presta nome|” per bandat e Rrajave dhe gjithë bandat e vendit

Zëvendësimi i “Çuçit të familjes” me familjarin e bandave është shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi.Partia Demokratike e konsideron këtë emërim si pjesë të paktit të bërë nga Rama dhe Balla me bandat kriminale për zgjedhjet e 14 majit: Ju na jepni rezultatin ne ndajmë pushtetin me ju.Raporti i farsës së 14 majit të bërë tashmë publik nga Partia Demokratike e dëshmon qartë këtë.

Sipas PD,  Balla nuk mund të zgjidhe  problemet me guroret  në Fushë Krujë, kur vetë ai ka qenë  i përfshirë në një tjetër skandal të Rrajave, atë të Xhisielës në 2018. Po ashtu demokratët akuzojnë Ballën se  ka manipuluar provat për vrasjen e Elbasanit në zgjedhjet e 2021

Si do ta mbrojë, Taulant Balla familjen Maja në Krujë nga banda e Rrajve, kur po ai, para disa vitesh ka hyrë në Komisariatin e Fushë Krujës për të nxjerrë prej andej nipërit dhe djalin e deputetit dhe mikut të tij Rrahman, që ishin ndaluar nga policia për dhunimin e Xhisiela Malokut?Si do ti mbrojë Taulant Balla policët që kryejnë detyrën në emër të shtetit, kur ai në emër të pushtetit mori anën e banditëve kundër oficerit Emiljano Nuhu, shef i krimeve në Fushë Krujë, që po hetonte Rrajat?Si do t’i gjurmojë apo arrestojë Taulant Balla bandat vdekjeprurëse të Elbasanit, kur ai rezulton në përgjimet e shërbimeve inteligjente të vendeve aleate si bashkëpunëtor i afërt i tyre?Si do ta rrisë Taulant Balla besimin e publikut te forcat e Policisë dhe sigurisë, rënë përtokë gjatë këtyre viteve, kur ai ka marrë pjesë, bashkë me Ardi Veliun në manipulimin e provave për vrasjen e Elbasanit në fushatën zgjedhore të vitit 2021?

Për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi, mund të jetë Taulant Yaris, Taulant Gurra, Taulant Rraja apo Taulant Balla, PASI Secili prej tyre është masha e Edi Ramës për të mbajtur të gjalla lidhjet e pushtetit me krimin, ndërsa shton se Balla është ngarkuar për të bërë atë që nuk bënte dot Bledi Çuçi, kur ndodhin ngjarjet e sikletshme për qeverinë,  t’i mbulojë siç bëri në Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco