VIDEO/ ‘Këto janë shpërthimet në guroren e klanit mafioz Rraja, që dëmtuan banesën e familjes Maja!’

12:03, 08/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi pamje nga shpërthimet në guroren e fisit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, të cilat dëmtuan banesën e familjes Maja.

Pasi kjo familje denoncoi këtë fakt, ata u dhunuan barbarisht nga fisi i deputetit të Edi Ramës.

“Këto janë shpërthimet në guroren e klanit mafioz Rraja, që dëmtuan banesën e familjes Maja!” shkruan Berisha.

Shpërthimet e minave prej kohësh kanë shqetësuar banorët e fshatit Borizanë, të cilët janë ankuar dhe kanë denoncuar administratorët e kësaj guroreje, pasi nga shpërthimet e minave janë shkaktuar plasaritje tek banesat.

Kjo video është bërë në afërsi të banesave të kushërinjve Maja, teksa shihet dhe dëgjohet një nga shpërthimet, gjatë punës në gurore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco