Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Leonard Solis: PS tani është një klan i rrezikshëm, Amerika na ka lënë me qira te Sorosi

11:54, 08/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Piranj Cast’ me Florjan Binaj në SYRI TV, ish-ministri Leonard Solis është shprehur se PS është bërë një klan i rrezikshëm. Sipas tij, PS duhet të bjerë nga pushteti pasi është bërë një klan i rrezikshëm, dhe se në këtë fushë të eliminimeve politike, po i mbështet fuqishëm Aleks Soros

SYRI TV

Ish-ministri i Shëndetësisë  Leonard Solis, i ftuar në ‘Piranj Cast’ me Florjan Binaj në SYRI TV, e ka cilësuar Partinë Socialiste një klan dhe se Amerika na ka lënë me qira tek Soros. Duke folur për Fatos Nanon, ish-kryetarin e Partisë Socialiste, i cili pasi dha dorëheqjen në 2005, dhe ka qenë një kritik për stilin autoritar të drejtimit të partisë nga Edi Rama, Solis  është shprehur se Nano e donte PS-në. E duke e krahasuar me PS-në e sotme, Solis u shpreh se kjo parti tashmë është thjesht një klan i Sorosit.

“Fatos Nano e donte PS-në, e kishte parti me struktura, dëgjoheshin, kritikoheshin, debate, shpeshherë kishte debate edhe të ashpra, por e donte atë parti. Unë, edhe në biseda konfidenciale e shikoja kur thoshte se, ky është njeri i mirë, punëtor shumë i mirë. Tani është një klan as i majtë e as i djathtë, është një klan i disa njerëzve, të cilët janë të mbështetur nga një klan i Sorosit dhe duket se Amerika na ka lënë me qira tek Soros”.

Solis ka theksuar se PS duhet të bjerë nga pushteti sepse nuk ka se çfarë t’i japin më Shqipërisë dhe vetëm të këqija po i sjellin.

“Uroj që të bjerë PS nga pushteti sepse ka arritur në një pikë ku nuk mban më, sepse Rama është i papërgjegjshëm. Ky bën gjëra të pabëshme dhe vetëm gjëra të çuditshme dhe vetëm atletet me drita të fëmijëve nuk ka veshur më. Rama nuk ka se çfarë i jep vendit më dhe vetëm të këqija po ndodhin”.

Sipas tij, PS është bërë një klan i rrezikshëm dhe se në këtë fushë të eliminimeve politike po i mbështet fuqishëm Aleks Soros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco