Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Dhuna barbare e Rrajave mbi titullarët e PD/ Pse po sfumohet ky dimension politik i ngjarjes

11:42, 08/07/2023
A+ Aa A-

Pasi opinioni publik u trondit nga pamjet e dhunës barbare të fisit Rraja mbi dy persona të pafajshëm, edhe mediat pranë qeverisë iu bashkuan raportimeve dhe denoncimit të krimit të kryer nga njerëzit e deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Dukej sikur papritur fisi Rraja ishin shfaqur në skenë dhe po ushtronin dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm.

Përpjekja për t’i dhënë një dimension banal këtij krimi të rëndë, sikur të ishte një sherr mes dy fiseve, ishte përpjekja më e ndyrë e medieve pro-qeveritare.

Në fakt, fisi Rraja ka vepruar dhe vepron prej vitesh si një grup i strukturuar kriminal, me mbrojtje në nivelet më të larta të politikës. Madje ky grup është marrë në mbrojtje nga vetë kryeministri Edi Rama, kur një oficer policie e denoncoi këtë bandë të organizuar.

Me emrin e kësaj bande lidhen krime nga më të rëndat në vend, duke nisur që nga atentati ndaj një prokurori e duke përfunduar tek blerja e votave.

Pikërisht ngjarja e djeshme kishte edhe dimensionin e saj politik, që u përpoq të sfumohej nga mediat e shumta pro-qeveritare.

Dy të dhunuarit ishin titullarë të Partisë Demokratike. Vetë kryetari i opozitës, Sali Berishës tha se: “Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i tij, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë”.

Përpjekja për ta shndërruar këtë në një sherr banal vetëm sa synon të mbulojë të vërtetën e hidhur, se kjo është një vepër e krimit të organizuar me mburojë shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco