Kur Rama kërcënonte oficerin e policisë që denoncoi bandën Rraja: Horr, nuk do i ndahemi këmba-këmbës

11:27, 08/07/2023
A+ Aa A-

Opinioni publik reagoi i tronditur nga dhuna e ushtruar prej anëtarëve të fisit të deputetit socialist, Rrahman Rraja mbi dy qytetarë të pafajshëm.

Por po kaq thellë u trondit opinioni publik edhe para disa vitesh, kur djali i deputetit Rraja, Rexhepi, dhunoi barbarisht një vajzë.

Në atë kohë, një oficer policie guxoi të denonconte bandën me pushtet të Rrajave. Emiljano Nuhu tha se ishte kërcënuar nga fisi Rraja, me në krye Taulant Ballën.

Por kryeministri Edi Rama, në vend që të mbronte një oficer të shtetit që po bënte detyrën, e quajti një horr dhe u zotua se do e ndiqte këmba-këmbës.

“Dhe së fundi çka ka të bëjë me të drejtën dhe drejtësinë është e panegociueshme pa asnjë interes partiak të forcës që drejtoj të tjerat ua kam lënë juve. Një horr që u kthye në hero në vend që të dënohej nga të gjithë, pasi braktisi detyrën, sabotoi hetimin dhe përdori rastin për të marrë azil, nuk do i ndahemi këmba-këmbës atij horri,” tha Rama.

Opozita ngriti një padi ndaj Ramës pas këtij sulmi ndaj oficerit të policisë.

Ndërkohë, Nuhu foli mbrëmë për SYRI TV dhe rikonfirmoi akuzat e tij ndaj bandës me pushtet të Rrajave.

Koha e provoi se akuzat e tij ishin të drejta. Krimet e shumta të Rrjave janë një dëshmi e kësaj.

Videoja e publikuar dje vetëm se tronditi akoma më shumë opinionin publik dhe faktoi se Ramës i duhet kjo bandë për të mbledhur vota dhe mbajtur pushtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco