Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

​SYRI TV/ Mazhoranca kërkon kohë për të ‘shpëtuar’ mandatin e Olta Xhaçkës

13:18, 07/07/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca ka rikthyer sërish në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin, mocionin e deputetëve të opozitës, që kërkojnë shpalljen e papajtueshmërisë për mandatin e ministres Olta Xhaçka. Socialistet janë të vendosur të fitojnë sërish kohë, pavarësisht se opozita kërkoi që mocioni t’i dërgohet seancës plenare, për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese

SYRI TV

Mazhoranca është munduar të fitojë sërish kohë, për t’i shpëtuar karrigen ministres së Jashtme, Olta Xhaçkës, duke e kthyer sërish mocionin e 1/10 së deputetëve që kërkojnë papajtueshmërinë e mandatit të saj, për shqyrtim në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Megjithëse ky këshill e ka shqyrtuar njëherë çështjen,  socialistët do e rikthejnë sërish, me pretendimin se mbledhja e mëparshme nuk ka vlerë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Por opozita kërkoi futjen në rendin e ditës në seancë plenare për mocionin e deputetëve dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila do thotë dhe fjalën e fundit për mandatin e Xhaçkës.

Raporti i Këshillit të Legjislacionit, që mban dy qëndrime të ndryshme të mazhorancës dhe opozitës, do t’i dorëzohet kryetares së Kuvendit, e cila pritet ta kthejë sërish në Këshillin e Mandateve.

Prej një viti, mazhoranca po mban në Kuvend kërkesën e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan përfundimin e mandatit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, me argumentin se ajo është në konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama, duke marrë në zotërim një zone bregdetare në Himarë për ndërtimin e një resorti për një periudhë 30-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco