'Show i Ramës në Athinë'/ Bumçi: Nuk u paraqit platforma për emigrantët, asnjë përparim për Shqipërinë

15:27, 15/05/2024
A+ Aa A-

Pasi mblodhi 7 mijë punonjës të administratës, të cilët me urdhër të tij udhëtuan nga Shqipëria për të mbushur sallën në Athinë, duket se propaganda e Ramës vazhdon ende.

Ditën e sotme, janë shtuar dëshmitë me zë dhe figurë nga zyrtarë të qeverisë Rama të cilët janë shprehur se janë dërguar në takimin e tij për të mbushur sallën.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi i ftuar në edicionin e mesditës u shpreh se i gjithë show i Ramës në Athinë tregoi edhe një herë se ky takim nuk ishte në interesat e Shqipërisë, ndonëse flitet se ai ka pasur sukses me ndërkombëtarët.

Aldo Bumçi:

‘Ne gjithë këto vite kemi vënë re se nga një anë flitet për një sukses të jashtëzakonshëm të Ramës me ndërkombëtarët, flitet për takime, samite dhe për atmosferën që ai krijon në këto takime dhe nga ana tjetër asnjë takim për interesin kombëtar të Shqipërisë.

Kryeministri ka si detyrë të avancojë interesin e qytetarëve dhe të vendit të tij dhe nuk mund të kesh një kryeministër me marrëdhënie të sukseshme ndërkombëtare dhe një Shqipëri që mbetet mbrapa.

Kjo kontradiktë nuk mund të qëndrojë, pasi kryeministri nuk është individ, por përfaqësues i interesit dhe i së mirës kombëtare.

Kur ne ishim në qeveri dhe Berisha ishte në krye të qeverisë, vendi hyri në Nato. Shqipëria dhe shqiptarët patjetër janë ndjerë të mbrojtur e të sigurt, duke marrë mbrojtjen nga organizata më e fuqishme në botë.

Ajo arritje që është e kryeministrit është dhe e Shqipërisë dhe u arrit liberalizimi i vizave dhe nuk ka komb më të izoluar se shqiptarët në Europë, për shkak të së shkuarës komuniste dhe liberalizimi i vizave nuk është njësoj me kombet e tjera, të cilët kanë pasur mundësinë e lëvizjes.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco