Murati: Për të ardhur keq! Rama ndërkohë që zotohet për pajtimin e madh mes dy shteteve, nuk takon dot Kurtin

18:47, 06/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati, i ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, u shpreh se ndërkohë që Rama flet për 'Ballkanin e Hapur', për mini Shengenin dhe për misionin që është vetë-zotuar të marrë për pajtimin e dy shteteve, nuk arrin të takojë as kryeministrin e Kosovës.

‘Pra kur flitet për projekte të mëdha dhe rol të shqiptarëve në gjithë Ballkanin, dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare nuk takohen, dhe kjo është për të ardhur keq’, u shpreh Murati.

Kjo e bën të duket qesharake gjithë ajo nisma që u nis si Shengen më pas u përkthye në Ballkan të Hapur, sepse ashtu siç lindi në mënyrë të papritur ashtu edhe u mbyll në mënyrë të papritur pa argumentuar asgjë. Ai dha një intervistë për media në Malin e Zi, pra edhe publikut shqiptar nuk i kanë thënë dot pse pikërisht tani dhe jo para apo pas një muaji?!

Vuçiç nga një anë u tha 'nuk besoj të ketë thënë Rama këtë', pra edhe ai e quajti të gjallë akoma Ballkanin e Hapur, Kovaçevski gjithashtu tha që javën e ardhshme do takoj Brnabic dhe domethënë që Ballkani i Hapur funksionon. Është një kaos i vërtetë dhe nuk besoj se Ballkani i Hapur është një nismë që ka rezultuar pozitive deri tani, por është një situatë qesharake sepse ndërkohë që lideri global flet për mini-Shengenin ballkanik, flet për Ballkanin e Hapur, për pajtimin e madh si mision që ai ka marrë mes dy popujve, ndërkohë ai nuk arrin as të takojë kryeministrin e Kosovës.

Pra kur flitet për projekte të mëdha dhe rol të shqiptarëve në gjithë Ballkanin, dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare nuk takohen dhe kjo është për të ardhur keq. Unë mendoj se janë të dy përgjegjës sepse ndërkohë që Edi Rama është ai që ka iniciuar gjithë këtë histori dhe besoj që ai është protagonisti i saj.

Nëse do e ilustroja me një proverb, më kujtohet proverbi i thënë një shekull më parë i Fishtës ''E ta dijë bota mbarë se më thjeshtë mblidhet një thes më pleshta se sa mblidhen dy shqiptarë’’. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë i mbetet Ramës sepse nëse do ta vazhdojmë me proverba është ''Kush shkon pa ftuar e gjen pa shtruar’’!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco