Si u shërbeu Rama si ‘kalë troje’ interesave ruso-sllave nëpërmjet ‘Open Balkan’

Si u shërbeu Rama si ‘kalë troje’ interesave ruso-sllave nëpërmjet ‘Open Balkan’

16:00, 06/07/2023
A+ Aa A-

Disa ditë më parë Edi Rama njoftoi tërheqjen nga projekti ‘Open Balkan’ në mënyrë të papritur.

U kujdes që këtë lajm ta japë nga Mali i Zi, krah mikut të tij Dritan Abazoviç, i cili i shërbeu duke bërë pjesë Malin e Zi në “Open Balkan’.

Menjëherë pas këtij lajmi Aleksandër Vuçiç doli dhe tha nuk e besoj ta ketë thënë Edi këtë gjë. 

Për të rikuperuar dështimin, për të mbuluar shërbimin që nisi t’i bëjë botës ruso-sllave me projektin e “Open Balkan”, Edi Rama nisi “Turi ballkanik”, me arsyetimin se do bindë vendet e Ballkanit që të çojnë përpara nismën e Europës, nisur nga Angeka Merkel, “Procesin e Berlinit”.

Rama për vite me radhë e minoi Procesin  e Berlinit me një prepotencë dhe vendosmëri të pashembullt duke kalëruar projektin ruso-serb.

Në këtë mënyrë nismën e Procesit të Berlinit Rama e shpërfilli hapur.

Sot gjatë vizitës së parë të turit ballkanik Rama ndaloi në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit, doli në konferencë me homologun e tij, Dimitar Kovaçevski, i cili i bëri Ramës një ‘surprizë’ të padëshiruar dhe i minoi turin ballkanik që në nisje.

Ai i qëndroi aleancës me Aleksandër Vuçiçin e Serbisë dhe tha se do t’i qëndrojë Ballkanit të Hapur, pavarësisht se Edi Rama tashmë e quan inisiativën të përmbushur.

“Ballkani i hapur nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur dha shumë rezultate të dukshme, të prekshme. Të dielën e ardhshme do kem takim me Bërnabiç për taksat. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet, meqënëse ai angazhohet për të njëjtat vlera si Procesi i Berlinit” tha Kovaçevski në konferencën e përbashkët që mbajti në Shkup me Edi Ramën.

Pra, kryeministri Kovaçevski dëshmoi se është në një mendje me Aleksandër Vuçiçin për Ballkanin e Hapur dhe e la Edi Ramën me ngërdheshje në buzë në konferencë për shtyp.

Duke qenë se ka qenë kalorësi i “Ballkanit të Hapur” deri pak ditë më parë nuk pati asnjë mundësi të kundërshtojë Kovaçvskin dhe u mundua ta kalojë me batuta bajate siç bën gjithmonë kur mbetet keq:

“Nëse doni që të nxjerr një lajmërim vdekje nuk e kam dhe nuk kam për ta nxjerrë. Megjithatë jeta është e bukur se secili mund të këndojë këngën e vet, aq më tepër në një situatë liri demokracie, kështu që secili prej jush të zgjedhë të këndojë këngën e vet dhe të thotë si e dëshiron.Kush ka pritur që Ballkani i Hapur të dështojë le ta këndojë fundin e tij” tha Rama.

Tërheqja e Ramës në mënyrë të papritur nuk ka lënë shije të mirë të ‘vëllezërit’ e tij sllavë, siç vetë ai e ka quajtur Aleksandër Vuçiçin në kohën që ishin në muaj mjalti.

Refuzimi i Kovaçevskit për të zbritur nga kali i Ballkanit të Hapur, tek ai i  Procesit të Berlinit siç bëri Edi Rama dërrmon kalorësin e paqtimit të Ballkanit dhe mikut të madh të sllavëve, të cilët pas mbi 30 e ca vitesh gjetën një tjetër argat në trojet shqiptare për ta hipur në kalin e ideve të tyre pansllaviste shekullore.

Sot ai që dikur përçmontë kryeministrin e Kosovës dhe përqafonte Presidentin e Serbisë ka mbetur si qyqar i rënë nga kalin në mes të baltës.

Kohë e trishtë për këtë njeri që i shërbeu më zell dhe vedosmëri nismave ruso-sllave.

Propaganda se pas Open Balkan është Amerika, është Europa kanë rënë.

Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar në 30 vite që marrëdhëniet me Kosovën i ka çuar në pikën më të ulët dhe ato më Serbinë në pikën më të lartë.

Ai do të shkojë sot në Kosovë si qyqar, Albin Kurti i ka thënë se nuk do ta presë.

“Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj, nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti.

Por Edi Rama për interes të ruso-serbëve nuk la kryeministër e president të Kosovës pa sulmuar sa herë këto interesa ia kërkuan. Thaçin, Haradinajn, Mustafën, Osmanin (e bojkotoi fjalimin e saj në Parlamentin e Shqipërisë), dhe Albin Kurtin e ka sulmuar më shumë se gjithë të tjerët dhe në momentet më të vështira për Kosovën e Kurtin vetë. Atëherë kur Kosovës i është dashur mbështetje vëllazërore Edi Rama i ka ngulur thikën edhe më thellë në plagë.

E bëri edhë ditët e fundit kur Veriu i Kosovës u tensionua bandat kriminale dhe ushtria serbe u vu në kufi, u rrëmbyen policët e Kosovës dhe Rama nuk e përkrahu as Kosovën, as Kurtin. I la vetëm dhe bënte drafte për ta pa i pyetur ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco