SYRI TV/ Si u tërhoq Rama nga ‘Ballkani i Hapur’, të cilin e konsideronte projekt të përjetshëm

14:37, 01/07/2023
A+ Aa A-

Ndonëse deri dje e cilësonte si projekt të përjetshëm, kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të shtunë përfundimin e ‘Open Balkan’, një projekt i tij dhe presidentit Aleksandër Vuçiç. Edhe pse refuzoi vazhdimisht kritikat e Bashkimit Europian, sot kryeministri Rama ka ndryshuar plotësisht qëndrim duke pohuar se tashmë vëmendja do të fokusohet plotësisht të Procesi i Berlinit, të cilin deri dje e cilësonte të mbetur në rrugë e të marrë peng

SYRI TV

Sot në një fundjavë korriku, kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund përjetësisë së projektit të tij dhe Aleksandër Vuçiç, Open Balkan, që solli edhe jo pak pasoja për Kosovën, e që u kritikua për rritjen e influencës ruse në rajon. 

6 muaj pas rezolutës së Bashkimit Europian, ku kryeministri Edi Rama deklaronte se nuk do të ndryshonte opinion për Ballkanin e Hapur, duket se tashmë e ka bërë.

Sot në një intervistë për Euronews, Rama u shpreh se projekti i Open Balkan ka përfunduar dhe e gjithë vëmendja do të fokusohet tek Procesi i Berlinit, të cilin deri dje e cilësonte si projekt të dështuar.

Kryeministri Edi Rama nuk dha arsyet se përse u detyrua të hiqte dorë nga projekti i tij dhe Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që qëndrimeve të forta të Bashkimit Europian i përgjigjej me ironi deri në tallje, e mbronte me forcë projektin e tij dhe presidentit serb.

Por ndërsa deri dje sulmonte Albin Kurtin e Kosovën, që këmbëngulnin tek Procesi i Berlinit dhe jo tek Open Balkan i hartuar në Beograd, sot kryeministri Edi Rama sërish vëmendjen e çoi tek Serbia, që sipas tij duhet me forcë ta ulin në tryezën e Procesit të Berlinit, edhe pse e kundërta nuk pritet e nuk ka ndodhur kurrë, pasi në mes është BE dhe procesi që unioni ka ndërtuar për integrimin e Serbisë.

Për të justifikuar bashkëpunimin e tij me Aleksandër Vuçiç edhe në këtë periudhë tensionesh mes dy vendeve, kryeministri Rama gënjeu duke pohuar se ishte pikërisht ky projekt që solli lirimin e 3 policëve të marrë peng nga Serbia.

Ky qëndrim i Kryeministrit Edi Rama hidhet poshtë nga institucionet serbe si dhe nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili publikisht konfirmoi se lirimi i tre policëve erdhi pas ndërhyrjes së tij tek Aleksandër Vuçiç e jo nga Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco